Apeli le me celular ne vesh Tafajn

(ALBANIA SPORT) - Komisioni (i ri) i Apelit në mbledhjen e tij të parë nën drejtimin e avokatit të njohur Alban Mësonjësi u tregua po aq ashpër në vendimet e tij, ndaj trajnerit të Tiranës, Alban Tafaj, duke qenë në rezonancë të plotë me vendimin e marrë nga Komisioni i Disiplinës. Kështu, edhe pse klubi bardheblu u ankua në Apel në lidhjen me vendimin ndaj trajnerit të dytë sezonal të bardhbluve, ai sërish u ridënua me me një vit larg stolitm, duke humbur çdo shans për ta drejtuar zyrtarisht skuadrën nga bankina. Edhe ndaj ankimimit të klubit për të zbutur vendimin e Disiplinorit për ndëshkimin me katër ndeshje pa shikues, sërish Apeli la të njëjtin vendim. Vetëm ndaj kapitenit të Tiranës, Devis Mukaj, Apeli është treguar paksa zemërgjerë, duke ia zbutur dënimin nga tetë ndeshje në gjashtë ndeshje, por pa i ndryshuar masën e gjobës. Në ndeshjen kundër Teutës, ishte Nevil Dede ai që qëndri në bankinën e Tiranës , duke fituar të shtunën 1-0 Në fakt, trajneri zyrtar Alban Tafaj (i pezulluar një vit nga FSHF) e drejtoi skuadrën me celular nga tribuna e “Niko Dovanës”, por në protokollin zyrtar ishte Nevil Dede, ky i fundit foli dhe për mediat. Nevil Dede bëhet kështu trajneri i tretë që drejton këtë sezon Tiranën, pas kroatit Ilija Lonçareviç (javët 1-6), Alban Tafaj (7-18). Te Tirana ka shpërthyer çështja “Nevil Dede”. Ndihmësi i Alban Tafajt po mungon prej dy ditësh në stërvitje me kampionët në fuqi. Sipas versionit të klubit, “mbrojtësi i hekurt” ëhtë i sëmurë, por zërat brenda kampit flasin për një vetëdorëheqje të “super-kampionit”, me një të kaluar edhe të Elbasani e në Kinë. Tirana do të përballet të shtunën me Vllazninë, dhe nuk dihet ende nëse Dede do të jetë në bankinë, apo do të jetë një emër tjetër. Burimi: Albania-sport.comE Enjte, 04 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili