E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Shkaku i flakeve montimi i kondicionereve

TIRANE - Policia e kryeqytetit ka shoqeruar 12 persona, pas zjarrit te rene paraditen e djeshme ne bodrumin e nje pallati 15-katesh ne Rrugen e Kavajes, flaket e te cilit rrezikuan jeten e dhjetera banoreve. Zjarri i rene ne bodrumin qe sherbente si garazh rrezikoi dhe nje pallat ngjitur me te, ku jane te vendosura zyrat e “Alpha Bank”, si edhe disa biznese te tjera. Burime nga policia e Tiranes thane gjate dites se djeshme se, “vetem nje qytetare rezulton te jete demtuar lehte nga asfiksia, nderkohe qe asaj iu dha ndihma e menjehershme mjekesore dhe tashme ndodhet jashte rrezikut per jeten”. Pas me shume se dy ore perpjekjesh, policia dhe forcat speciale kane mundur te vene ne kontroll situaten pas zjarrit ne pallatin ne Rrugen e Kavajes ne kryeqytet. Per fat te mire, zjarri nuk ka shenuar viktima. Probleme ka pasur edhe nje punonjes i zjarrfikeses, i cili eshte nisur ne spital. Por mesohet se ata ndodhen jashte rrezikut per jeten. Sipas burimeve policore zjarri ka pasur si shkak nje kondicioner. Per kete arsye jane shoqeruar ne polici 12 persona, ku 10 prej tyre jane punonjes te firmes se kondicionereve, nje inxhinier teknik dhe administratori i pallatit. Punetoret kane qene duke montuar nje kondicioner, per te cilin policia dyshon se mund te jete bere gabim teknik. Hetimet konfirmojne se pakujdesia gjate punes se tyre ka shkaktuar shkendija zjarri, te cilat kane ndezur depozitat e naftes qe ndodheshin ne bodrum te pallatit. Si pasoje e flakeve, banoret jane perfshire nga paniku, nderkohe qe ne vendin e ngjarjes kane mberritur forca te shumta policie.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›