“Prokuroria te hetoje qeverine Berisha”
Partia Socialiste pak dite me pare i kerkoi Prokurores se Pergjithshme te hape ceshtje penale ndaj Kryeministrit dhe qeverise per shperdorim te detyres. Ishte deputetja socialiste, Rajmonda Stefa, ajo e cila beri nje denoncim publik per shkeljet e kabinetit qeveritar, lidhur me projektligjin per barnat dhe sherbimin farmaceutik te ndryshuar. Sipas saj, javen e shkuar Komisioni i Shendetesise diskutoi me grupet e interesit projektligjin e ardhur nga qeveria “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9323, date 25.11.2004, “Per barnat dhe sherbimin farmaceutik”, te ndryshuar”. “Por, ne nje kohe qe u diskutua ligji, zbardhet nje fakt trondites, sipas te cilit, qeveria, me date 18.06. 2008, kishte nxjerr vendimin e Keshillit te Ministrave ne zbatim te ketij ligji. Antikushtetushmeria thellohet edhe me tej, me nje urdher te nxjerre nga ministri i Shendetesise qe, meqenese ligji nuk eshte miratuar ne Kuvend, VKM te mos zbatohet”, vleresoi ligjvenesja socialiste gjate fjales saj. Per kete arsye, Stefa denoncoi shkeljen kushtetuese te bere ne menyre kolegjiale nga Keshilli i Ministrave, duke i kerkuar organit te Prokurorise, Prokurores se Pergjithshme, te filloje ceshtjen penale per shperdorim te detyres ndaj Kryeministrit dhe qeverise se tij.