Apeli lë në burg Ilia Bashon
Gjykata e Apelit ka lënë në burg Ilia Bashon, i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e së shoqes, Eleni Basho, rreth një muaj më parë.
Apeli ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Bashos për tu liruar nga burgu, një masë sigurie e dhënë nga Gjykata e Tiranës dy ditë pas arrestimit të tij.
Eleni Basho, 35-vjeçarja nënë e dy fëmijëve u vra mbrëmjen e dy shkurtit pak metra larg shtëpisë së saj në Shkozë.
Bashkëshorti i saj ishte i dyshuari kryesor që në krye të herës. Ai u vu në pranga disa javë pas ngjarjes si i dyshuar për organizimin e vrasjes së të shoqes. / G.N.