7 Marsi, sot festohet Dita e Mësuesve
Mësuesit festojnë sot ditën e tyre, përmes aktivitetesh të organizuara në të gjitha shkollat e vendit.
Edukuesit e brezit të ardhshëm, që nga parashkollorët e deri te studentët do të marrin falenderime për punën e tyre jo të lehtë, misionin e formimit të atyre që do të bëhen e ardhmja.
7 marsi është caktuar si festa e Mësuesit për nder të çeljes në këtë datë të Mësonjëtores së Parë Shqipe, në Korçë, më 1887.
Si sot 125 vjet më parë, patriotët shqiptarë, mes të cilëve vëllezërit Frashëri, do të finalizonin përpjekjet për hapjes e të parës shkollë në gjuhën shqipe. / G.N.