E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama replika me Kryeministrin per reformen zgjedhore

 Kryesocialisti, Edi Rama ka akuzuar mazhorancën dhe qeverinë e dalë prej saj se ka ngadalësuar integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Në mbledhjen e përjavshme me deputetët, Rama theksoi se opozita ka ofruar të gjithë asistencën e saj për miratimin e reformave të rëndësishme. Numri një i Partisë Socialiste, ka replikuar në distancë me kryeministrin edhe në lidhje me ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor.
Pavarësisht akuzave, Edi Rama duket se ka harruar bojkotin 2-vjeçar që i bëri parlamentit, kohë e cila ishte mëse e mjaftueshme për të miratuar jo vetëm ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, por edhe për të vijuar me reforma të tjera të rëndësishme, të cilat do të afronin gjithnjë e më shumë vendin me Bashkimin Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›