E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, kapet me 3 kg kanabis, pranga 20-vjeçarit

Tre kilogram kanabis janë sekuestruar mbëmjes e së martës në Korçë, ndërsa në pranga është vënë transportuesi.

Burime pranë policisë së Korçës bëjnë të ditur se gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmë është arrestuar Rigen Dervishi, 20 vjeç, i cili po e transportonte lëndën me automjetin e tij me targa TR 54 53.

Ndërkohë, në kërkim është shpallur edhe R.M, ndërsa policia po heton në lidhje me përfshirjen e të tjerë personave në rrjetin e trafikut të drogës.  / G.N. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›