Dejanoviç: Zgjedhjet lokale, në të gjithë Kosovën
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiç Dejanoviç, ka deklaruar sot se zgjedhjet lokale do të mbahen në të gjitha mjediset ku këshilltarëve u ka kaluar mandati katërvjeçar, pavarësisht nëse ato janë në jug apo veri të Kosovës.
Zgjedhjet lokale do të mbahen në të gjitha mjediset ku këshilltarëve u ka kaluar mandati katërvjeçar dhe nuk do të bëhet kurrfarë dallimi ndërmjet komunave në jug dhe veri të Kosovës, thuhet në kumtesën nga kabineti i saj, pas takimit me disa politikanë serbë nga pjesa veriore e Kosovës, raporton agjencia Beta.
Qeveria e Kosovës dhe komuniteti ndërkombëtar zgjedhjet e Serbisë në Kosovë i konsiderojnë jolegjitime dhe ato cilësohen si struktura paralele.
Zyrtarë të lartë të Kosovës dhe liderë perëndimorë kanë kërkuar tërheqjen e këtyre strukturave. / Kosova.com