Minarolli-Dishnica, lum akuzash njeri-tjetrit
Tirane - Ambasadori shqiptar ne Athine, Vili Minarolli dhe konsulli ne kete seli, Faik Dishnica, akuzojne njeri-tjetrin ne seancen gjyqesore per vepren penale te “goditjes per shkak te detyres”. Dje, togat e zeza, te kryesuara nga gjyqtari Kreshnik Omari, kane thirrur per te deshmuar Vili Minarollin, ambasadorin tone ne Greqi. Gjate deshmise se tij, kryediplomati ka bere te ditur se Dishnica i ka ardhur ne zyre dhe i ka kerkuar lejen e zakonshme, por ky i fundit nuk ia ka firmosur, pasi nuk e konsideronte me ne pune, pas hetimeve per falsifikim qe nisen ndaj tij. Nderkohe qe, sipas Minarollit, vartesi i tij e ka goditur me grusht. Por, te kunderten ka thene ne seance vete Dishnica, i cili ka deklaruar se ka qene Minarolli, ai qe e ka qelluar me shpulle.
R.C