E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli ndaj Ramës për të ndalur grevën, shkon në 482 numri i intelektualëve

Intelektualë, artistë, shkrimtarë, sportistë e piktorë të njohur vijojnë t’i bashkohen apelit që shoqëria civile po i bën Edi Ramës për të ndalur grevën e urisë së deputetëve socialistë dhe të mos pengojë integrimin e vendit në familjen evropiane. Ka shkuar në 482 numri i personaliteteve nga fusha të ndryshme të jetës publike, të cilët kanë firmosur peticionin drejtuar kryesocialistit Rama, ku i kërkojnë këtij të fundit të heqë priten dhe dënuar me forcë bllokimin e rrugëve si edhe konfrontimin me forcat e rendit. Profesorati i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, i Mjekësisë, i Filologjikut të Tiranës, artistë e aktorë të tjerë i bashkëngjiten elitës së Kombit kundër Edi Ramës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›