E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Nuk kam draft-marrëveshjeje në zyrë, zgjidhja e ngërçit, opsioni i KiE

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, bëri të ditur sot se në tryezën e tij nuk ka asnjë draft, pakt apo dokument tjetër të propozuar nga ndonjë institucion evropian, apo perëndimor për zgjidhjen e situatës politike në Shqipëri. Në një komunikim për mediat nga godina e Kryeministrisë, pas kthimit nga Kroacia, Berisha ftoi sërish kryesocialistin Rama që të pranojë zgjidhjen e ngërçit politik mbi dokumentin e ofruar nga Byroja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. “Ky është një dokument i shkëlqyer për t'i dhënë fund çdo ngërçi duke bërë transparencë në respekt të Kushtetutës dhe vendimeve të gjykatave”, vlerësoi kreu i Qeverisë. Sipas tij, kjo deklaratë e Byrosë ka gjetur mundësi të plotë për transparencën më të madhe në respektin e plotë të Kushtetutës dhe vendimeve të gjykatave. Sipas tij, kjo deklaratë përbën një dokument solid në interesin më të mirë të të gjitha forcave politike. “Bashkimi Evropian, e ka bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se çështja duhet zgjidhur nga politika shqiptare, duke kujtuar se zbatimi i mekanizmave të shtetit ligjor do të zgjidhin çdo lloj situate”, nënvizoi Kryeministri Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›