Apeli nuk cakton daten e gjyqit Petrit Goga kerkon lirimin nga burgu
Ka perfunduar kohen e qendrimit ne burg por ende nuk eshte bere lirimi i tij nga gjykata edhe pas kerkeses se depozituar nga avokati i tij. I denuari per akuzen e Shkaktimit te vetevrasjes se gruas se tij Petrit Goga ka kerkuar nga Gjykata e Tiranes Shuarje te mases se sigurise pasi koha e denimit marre nga gjykata ka perfunduar dhe pas apelimit te ceshtjes ne Gjykaten e Apelit ende nuk ka nje date te shpallur per seancen e pare. Per kete arsye Goga permes avokatit i ka kerkuar Gjykates se Tiranes shuarjen e mases se sigurimit pasi denimin prej 5 vitesh e ka perfunduar se bashku me kohen e paraburgimit. Ngjarja per te cilen eshte denuar Goga ka ndodhur me 4 maj 2007 kur gruaja e tij Mimoza u gjet e zhytur ne pusin e ujit ne oborr nga te afermit e burrit dhe vete ky i fundit. Ne ate kohe me referimin e dosjes nga policia dhe nga hetimet e kryera nga prokuroria dosja u mbyll duke u cilesuar Vetevrasje e paster. Por vdekja e vajzes se tyre aq papritur dhe me vetevrasje nuk i eshte besuar prinderve te Mimozes te cilet kane kerkuar nje hetim te plote te ngjarjes. Ka qene nje vendim i Gjykates se Tiranes qe urdheronte prokurorine te rihapte hetimet per vdekjen e Mimoza Goges.