E Diel, 1 Nëntor 2026

Sistemi i vleresimit te gjyqtareve fillojne ankesat e para ne KLD

Pese gjyqtare te Gjykates se Elbasanit ankese me shkrim prane keshillit kerkojne sqarime per vleresimet mire dhe mjaftueshem

Sistemi i vleresimit ne gjyqesor ka sjelle pakenaqesite e para ne radhet e gjyqtareve. Madje nje grup gjyqtaresh kane depozituar edhe ankesen e pare ne Keshillin e Larte te Drejtesise ku kerkojne sqarime nga grupi i punes se perse jane vleresuar mire apo mjaftueshem nderkohe qe nuk kane pasur shkelje ne ceshtjet qe kane shqyrtuar apo nuk jane propozuar asnjehere per procedim disiplinor ne KLD. Gjyqtaret qe i jane drejtuar KLD-se i perkasin Gjykates se Elbasanit gjykata ku grupi i punes ka nisur per here te pare sistemin e vleresimit per punen e gjyqtareve. Burime te besueshme prane KLD-se bejne te ditur per gazeten standard se pese nga gjyqtaret e Gjykates se Elbasanit i jane drejtuar dite me pare me nje leter-ankese ketij institucioni se nuk jane dakord me vleresimin e bere per punen e tyre dhe per kete arsye kerkojne sqarim ne mbledhjen me te ardhshme. Nga te njejtat burime behet e ditur se grupi i punes i ngritur nga institucioni i KLD-se bazuar ne dispozitat e vendimit te marre ne mbledhjen e fundit te ketij institucioni ka si detyre paresore perllogaritjen e pikeve per kandidaturat per gjyqtar ne gjykatat e apelit dhe ne gjykatat per krime te renda. Grupi i punes perbehet nga tre persona anetare te KLD-se dhe ne cdo rast i paraqet Keshillit te Larte te Drejtesise per miratim raportin me rezultatet e punes se tij. Pikerisht ne momentin e dorezimit te rezultateve nga grupi i punes per gjykaten e pare ku ka perfunduar vleresimi filluan edhe reagimet e para ne radhet e gjyqtareve te Elbasanit. Ata jane shprehur ne reagimin e tyre se nuk jane aspak dakord me vleresimin e bere nga grupi i punes dhe duan te sqarohen per perfundimin mire apo mjaftueshem ne raport. Per te marre vleresimin shume mire kandidati duhet te marre piket maksimale qe jane 200 pike nderkohe qe vetem nga vleresimi shume mire nje gjyqtar perfiton automatikisht 60 pike. Nese vleresimi shume mire eshte arritur per secilin nga kater grupimet e kritereve te vleresimit kandidati merr 80 pike ne total. Por nese gjyqtari shquhet per veprimtari akademike dhe shkencore ne vleresim i shtohet edhe 10 e totalit te pikeve.

Sistemi i vleresimit

Piket maksimale qe mund te arrihen nga sistemi i pikezimit jane 200 =100 nga te cilat

a Per vjetersine ne profesion - 100 pike 50 e totalit te pikeve

3 pike per cdo vit pervoje profesionale si gjyqtar deri ne nje maksimum prej 80 pikesh

2 pike shtese per cdo vit pervoje profesionale si gjyqtar i Gjykates se Apelit deri ne nje maksimum prej 20 pikesh

b Per rezultatet e punes ne vijimesi - 80 pike 40 e totalit te pikeve

Per vleresimin ne total shume mire kandidati merr 60 pike.

Nese vleresimi shume mire eshte arritur per secilin nga tre grupimet e kritereve te vleresimit kandidati merr 80 pike ne total.

c Per veprimtarine shkencore dhe akademike - 20 pike 10 e totalit te pikeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›