E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli nuk lëkundet për Tiranën

E vetmja “lëkundje” mund të quhet reduktimi i dënimit për kapitenin bardheblu, Devi Muka, nga tetë në gjashtë ndeshje. Vendimet e tjera të marra nga Komisioni i Disiplinës pas derbit Tirana-Dinamo u lanë në fuqi.Në këtë mënyrë, Tirana do të luajë katër ndeshje pa tifozë dhe do të jetë e detyruar të paguajë një gjobë prej 300 mijë lekësh. Trajneri Alban Tafaj, për goditjen ndaj Elis Bakajt, do të qëndrojë një vit i pezulluar.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›