Terri paguan mëkatet, i hiqet shiriti i kapitenit
Prej sot Xhon Terri nuk do të mbajë më në krah shiritin e kapitenit të kombëtares së “Tre luanëve”. Ky është çmimi që mbrojtësi duhet të paguajë për lidhjen jashtëmartesore me Vanesa Peroncelin, ish-të fejuarën e mikut dhe shokut të skuadrës te Çelsi dhe në kombëtare, Uejn Brixh. Ende nuk dihet nëse është vetë lojtari që ka bërë një hap prapa, apo ka qenë vendimi i menjëhershëm i Fabio Kapelos. Sidoqoftë, tashmë Anglia është në kërkim të një kapiteni të ri. Dy janë kandidaturat më të mundshme: kapiteni i Liverpulit, Stivën Zherrard dhe mesfushori i Çelsit, Frenk Lampard.