Kaçin: Nëse Serbia dëshiron Kosovën, në BE pas saj
Deklarata është bërë nga raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kaçin. Gjatë një interviste për gazetën “Dnevnik”, Kaçin ka deklaruar se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është kusht që Serbia duhet ta plotësojë për t’u bërë anëtare e BE-së. “Kjo do të thotë se Serbia do të jetë shteti i fundit i rajonit që do të bëhet pjesë e BE-së. Pasi që, momentalisht, Kosova është larg madje edhe nga liberalizimi i vizave, e lërë më nga anëtarësimi në BE”, ka thënë Kacin.