Apeli nuk pranon kërkesën e konservatorëve për Durrësin
24/07/2009 Mbetet në fuqi vendimi i KQZ-së
Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë rrëzoi dje ankimimin e Partisë Konservatore për shpalljen të pavlefshëm të vendimit të KQZ-së lidhur me miratimin e tabelës së rezultateve të Qarkut Durrës për zgjedhjet e 28 qershorit. Ashtu si dhe kërkesat e mëparshme të rrëzuara, edhe kjo kërkesë u cilësua nga trupa gjykuese, dhe e relatuar nga Petraq Dhimitri, si e pabazuar në ligj. Partia Konservatore, e përfaqësuar në seancën e djeshme në Kolegj nga kryetari i saj Armando Ruço, parashtroi përmes tij pretendimet lidhur me procesin zgjedhor në KZAZ-të e këtij qarku. Sipas tij, vëzhguesit kanë konstatuar veprime arbitrare në katër KZAZ-të e Qarkut të Durrësit në dëm të Partisë Konservatore. Por mungesa e gjurmës në dokumentet zgjedhore të këtyre pretendimeve, të prezantuara nga zyrtarë të KQZ-së, palë e paditur, bëri që ankesa e paraqitur nga konservatorët të vlerësohej e pambështetur në prova dhe ligj. Partia Konservatore Shqiptare u regjistrua dhe mori pjesë si subjekt zgjedhor në përbërje të koalicionit që u kryesua nga Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, koalicioni “Poli i Lirisë”. Ajo nuk arriti të fitonte asnjë deputet në zgjedhjet e 28 qershorit, mes 29 subjekteve zgjedhore që nuk arritën të përfaqësohen në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë. Mes këtyre partive janë disa parti me një kontribut të rëndësishëm në politikën shqiptare gjatë këtyre 18 vjetve, siç është Partia Socialdemokrate, Partia Demokracia Sociale, Partia Demokristiane, Aleanca Demokratike, Partia Agrare Ambientaliste etj.