50 ton ushqime të skaduara groposen nga Inspektorati Ushqimor në Fier
24/07/2009 Inspektorati Ushqimor në Drejtorinë e Bujqësisë në Fier ka bërë të mundur përgjatë këtij muaji kontrolle në të gjitha njësitë ushqimore dhe ato tregtare dhe ushqimore të qarkut Fier. Sipas drejtorit të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Ushqimit në Fier, Fatos Troka, pas kontrolleve të evidentuara për 1 muaj janë evidentuar mallra të skaduara në një sasi prej 50 tonësh, të cilat më pas janë asgjësuar me groposje. Në të njëjtën kohë në subjektet ku është evidentuar kjo sasi ushqimore janë marrë masa gjobash deri në bllokim të aktivitetit.
Mallrat ushqimore të skaduara përbëhen nga pije alkoolike, çokollata, konserva etj. Shkak janë jo vetëm tejkalimi i afateve, por edhe temperaturat e larta. “Kemi bllokuar 2 baxho në rrethin e Lushnjës, 1 furrë buke në komunën Seman, gjithashtu janë bllokuar dhe asgjësuar të gjitha ato ushqime që u ka kaluar afati. Ushqime që nuk kanë etiketën në gjuhën shqipe etj. Të gjithë këtyre njësive ushqimore me shkelje është marrë masa e gjobitjes deri në 3 milionë lek të vjetra, 30 milionë lek fabrikave të përpunimit të qumështit. Mallrat janë asgjësuar në mbeturinat urbane. Kontrolle janë bërë edhe në lokale, bare dhe restorante”, tha Troka. Në qendër të kontrolleve në këtë muaj të nxehtë do të jenë baret dhe restorantet sidomos ato të zonave turistike të qarkut Fier.