Vidhet për të tretën herë kabulli i Zvërnecit
24/07/2009 Tregtarët e metaleve, sërish lënë pa energji
Në një hark kohor prej dy javësh, kabulli i cili furnizon me energji elektrike zonën e Zvërnecit është vjedhur për herë të tretë duke lënë pa energji elektrike fshatin Nartë, Zvërnec si dhe zonat përreth. Për pasojë edhe sinjali televiziv, i cili mbulon rrethin e Vlorës ka ngelur në terr që prej orëve të para të mëngjesit të së enjtes. Edhe këtë herë vjedhja e kabullit është realizuar pranë vendit ku u vodh herën e dytë në zonën e quajtur “Jalli” e Nartës, por këtë herë dëmi është akoma më i madh pasi sasia e vjedhur shkon në disa mijëra metra. Grupet e ndërmarrjes elektrike kanë nisur punën për riparimin e dëmit, ndërsa policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen. Sipas burimeve të policisë, janë marrë në pyetje disa persona midis tyre dhe punonjës të elektrikut, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen, por deri tani nuk i janë vendosur prangat askujt. Problemi i vjedhjes së kabllove të energjisë elektrike është kthyer në një shqetësim të madh për këtë zonë pasi personat që kryejnë vjedhjen zgjedhin këtë zonë për shkak të lëvizjes së pakët të njerëzve. Grabitësit pavarësisht rrezikut që i kanoset pasi kryejnë vjedhje në shtyllat e energjisë nxjerrin metalin e bakrit prej tyre duke e shitur më pas në pikat e grumbullimit të metaleve.