Apeli, pse nuk mund të ndërtohet liqeni i Korçës?!
19/05/2009 Bashkia e qytetit hesht për projektin e ideuar nga urbanisti Rustem Myteveli
KORÇE- Gati një vit më parë, urbanisti më i njohur i qytetit të Korçës dhe në mbarë vendin, Rustem Myteveli, hodhi idenë se qyteti i Korçës mund të ketë një liqen artificial. Kjo ide (botuar për herë të parë te “Metropol”) la të befasuar, por edhe të mrekulluar gjithë banorët e qytetit të Korçës. Më të entuziazmuarit, më shumë nga gjithë të tjerët, ishin të rinjtë e këtij qyteti, të cilët nisën të ëndërronin për liqenin e tyre. Ideja e urbanistit më të njohur në vend, Rustem Myteveli, nuk ishte ngritur në ajër. Sipas Mytevelit, “Korça që nga fillesat e saj ka qenë i përshkuar nga lumi i Moravës, i cili e ndante qytetin e Korçës në dy pjesë. Gjatë viteve të komunizmit, (në vitin 1960), shtrati i këtij lumi u devijua, me qëllim për ta nxjerrë atë në periferi të qytetit, por që nga ajo ditë Korça mbeti një qytet i vdekur”. Rustem Myteveli thotë se “regjimi i mëparshëm, duke ndërmarrë këtë akt i hoqi Korçës mrekullinë më të bukur që natyra i kishte falur asaj”. Tashmë pjesa e shtratit të lumit, mbi qytetin e Korçës, vazhdon të qëndrojë si një përrua i thatë (pa ujë) dhe pa asnjë lloj tjetër funksioni. “Pikërisht mbi këtë vend, shprehet Rustem Myteveli mund të ngrihet liqeni, i cili nuk do të jetë gjë tjetër veçse një pjesë e shtratit të lumit të Moravës, por tashmë i konceptuar sipas të gjitha parametrave bashkëkohore”. Por edhe pse kjo ide, përfshinte një nga idetë më të mrekullueshme të shfaqura deri më sot nga gjithë urbanistët dhe arkitektët e Korçës, bashkia e qytetit që prej një viti e deri më sot, nuk ka shfaqur asnjë mendim, nëse është e mundur të realizohet ky projekt ose jo, që gjithsesi mbetet i dëshiruar nga të gjithë banorët e Korçës. Për këtë arsye, urbanisti Rustem Myteveli dëshiron t’i bëjë apel bashkisë së Korçës që kjo e fundit mundësisht të dalë me një përgjigje, pavarësisht se si mund të jetë ajo. “Heshtja, shprehet Rustem Myteveli, nuk bën gjë tjetër vetëm ngurtëson idetë e urbanistëve të këtij qyteti dhe nuk ndihmon të ardhmen e Korçës”.
Devijimi i lumit, injorancë
“Devijimi i lumit të Moravës, shprehet më tej, Rustem Myteveli ishte injorancë e regjimit të mëparshëm. Lumi u devijua në vitin 1960, por që nga ajo ditë e deri më sot, mund të thuhet se qyteti i Korçës është tjetërsuar. Devijimi i lumit solli një konfiguracion tjetër të Korçës, krejtësisht të gabuar, ndryshoi mikroklimën e saj dhe në të njëjtën kohë i hoqi gjithë bukurinë që kishte pasur deri në vitin 1960. Tashmë unë bëj pyetjen cili qytet nuk do ta donte të kishte një lumë? Devijimi i lumit u realizua nga që kohë më parë qyteti i Korçës pësoi një përmbytje, por në vend që të merreshin masat për rregullimin dhe sistemimin e shtratit të lumit, u bë e kundërta: Lumi i Moravës u nxor krejtësisht jashtë nga qyteti. Ai lumë që mund të ishte krijuar për miliona vjet me radhë u prish brenda ditës. Por edhe pse ndodhi kështu, tashmë është koha që gabimet të riparohen. Një liqen tepër i bukur në formën e zemrës mund të krijohet duke zënë fill që nga rrjedhja e lumit të Moravës, pra mbi qytetin e Korçës. Ekzistojnë të gjithë mundësitë që mbi shtratin e lumit të ndërtohet një liqen prej 30 ha. Ky liqen mund të shtrihet, duke filluar që nga ish-Liceu dhe deri ku përfundon vija e verdhë e qytetit të Korçës. Në krahun e majtë të këtij ish-lumi gjenden, kafene, ish-vilat e pritjes, kafene “Panda”, ndërsa mund të vijohet deri te vendi ku lumi i Moravës tashmë derdhet në lumin e Drenicës. Ndërsa në krahun e djathtë do të jenë godinat e ish–Divizionit ose ish-Liceut, “Çezma e Shetros”, “Kafeneja e Bilbilave”, duke u ngjitur në drejtim të shtratit të lumit, deri tek ish-Fabrika e Qelqit, por me tendencë që shtrirja e qytetit të vijojë në drejtim të kodrave të qytetit. Ringjalla e kësaj zone do të sillte gjithë vlerat e humbura të traditës korçare”, shpjegon urbanisti Rustem Myteveli.
Si ishte dikur...
“Korça që nga fillesat e saj ka qenë i përshkuar nga lumi i Moravës, i cili e ndante qytetin e Korçës në dy pjesë. Gjatë viteve të komunizmit, (në vitin 1960), shtrati i këtij lumi u devijua, me qëllim për ta nxjerrë atë në periferi të qytetit, por që nga ajo ditë Korça mbeti një qytet i vdekur”. Rustem Myteveli thotë se, “regjimi i mëparshëm, duke ndërmarrë këtë akt i hoqi Korçës mrekullinë më të bukur që natyra i kishte falur asaj”. Tashmë pjesa e shtratit të lumit, mbi qytetin e Korçës, vazhdon të qëndrojë si një përrua i thatë (pa ujë) dhe pa asnjë lloj tjetër funksioni. “Pikërisht mbi këtë vend, shprehet Rustem Myteveli, mund të ngrihet liqeni, i cili nuk do të jetë gjë tjetër veçse një pjesë e shtratit të lumit të Moravës, por tashmë i konceptuar sipas të gjitha parametrave bashkëkohorë”.
Ndërtimet rreth liqenit
Hapësira për pallate, kënde lojërash dhe kinoteatër
Në vijim të idesë së tij, Rustem Myteveli ka sqaruar se, “ndërtime të kategorive të ndryshme mund të ngrihen në të dy anët e liqenit, madje mund të ketë edhe një park të ri, po aq të bukur sa ai i Parkut “Rinia”. Veç kësaj në të dy anët e liqenit mund të ndërtohen kënde lojërash për fëmijët dhe pishina”. “Mund të sqaroj këtu, shprehet Myteveli, se jo gjithë shtrati i lumit mund të kthehet në liqen, pasi liqeni me thellësinë maksimale do të zërë një sipërfaqe prej 20 mijë metra katrorë, kurse pjesa tjetër do të përmbajë basene ujore me thellësi të ndryshme, por të shfrytëzueshme për të gjithë”. Gjithçka e thënë më sipër, saktëson Myteveli, tashmë është e ravijëzuar në projektin tim, për të cilin kam punuar pa asnjë lloj shpërblimi, por thjesht në interes të qytetit tim. Nisur nga konceptet bashkëkohore kam parashikuar ndërtimin e një kinoteatri me 2000 vende, komplekse sportive dhe argëtuese, një hotel me 7 apo 8 kate, komplekse sportive dhe argëtuese. Të gjitha këto janë të mundshme të realizohen nga biznesi privat. Deri më sot shtrati i lumit Morava figuron si pronë publike dhe kjo gjë përbën një favor të madh për këtë qytet”. “Dëshiroj të shpjegoj edhe diçka tjetër: Liqeni artificial do të jetë tashmë në krye të Korçës, kurse ujërat e tepërta mund të shfrytëzohen për ujitjen e të gjitha parqeve dhe lulishteve që ka qyteti i Korçës. Menaxhimi i ujërave tashmë është i zgjidhur, pasi gjithçka do të jetë e komanduar. Ujërat e tepërta mund të derdhen sërish nga lumi i devijuar.