E Diel, 1 Nëntor 2026

Liri Berisha në ndihmë të familjeve në nevojë

19/05/2009  Vizitë dhe dhurata në një familje të varfër

FIER- Bashkëshortja e Kryeministrit, Liri Berisha, ka qenë në Fier ku ka marrë pjesë në 10 vjetorin e themelimit të një shkolle jo publike. Qëllimi i kësaj vizite nuk ka qenë thjesht për të marrë pjesë në këtë ceremoni, por për të qenë së bashku me këtë biznesmenë në familjen Rucaj që kanë ardhur në fshatin Shtyllas të komunës Levan nga Lekbibaj i Tropojës pasi biznesmenia Numani e ka ndihmuar duke u çuar orendi shtëpiake si dhe duke filluar nga viti i ardhshëm arsimor pesë fëmijët do të arsimohen në institucionet arsimore “Numani” falas. Zonja Berisha në këtë takim ka pohuar se: “Ju falënderoj që po bëhem pjesë e kësaj feste. Shkolla juaj ka bërë një emër të mirë në të gjithë vendin pasi dihet serioziteti me të cilin ju punoni. Ajo njihet për rezultatet e arritura që ka, për metodat bashkëkohore që punon. Më poshtë zonja Berisha ka pohuar se ka qenë nisma, këmbëngulja, puna e palodhur e presidentes së kësaj shkolle Suzana Numani që ky institucion ka këto arritje. Zonja Berisha ka pohuar më poshtë se në marrëveshje me zonjën Suzana Numani do të ndihmojmë familje në nevojë. Ne kemi menduar që të ndihmojmë familjen Rucaj në fshatin Shtyllas të komunës Levan. Kësaj familje u janë falur TV, lavatriçe, frigorifer dhe dush. Ndihmesa tjetër dhe më e madhe dhe më kryesore është se pesë fëmijët e kësaj familje do të arsimohen në institucionet arsimore “Numani” falas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›