Mbi 3 mijë turistë të huaj vizituan Sarandë
19/05/2009 Në periudhën prill-maj. Mbërritën dje dy kroçere me turistë kryesisht amerikanë
Këtë vit, premisa të shkëlqyera për mbarëvajtjen e turizmit në këtë qytet
SARANDË - Ardhja e dy trageteve të tjera në Gjirin e Sarandës, nga të cilat një velierë, e ka çuar në më shumë mbi 3 mijë vetë numrin e turistëve të huaj, ndërkohë që sezoni 2009 është vetëm në fillimet e veta. Vazhdimësinë e sezonit turistik verë 2009 për qytetin e Sarandës, përveç numrit gjithnjë në rritje të vizitorëve për fundjavë, nxënës shkollash nga vendi dhe Kosova, e tregon edhe ardhja këtu pothuajse çdo ditë, e anijeve dhe kroçerave turistike.
Mëngjesin e së hënës, rreth orës 07.30 në portin e qytetit është ankoruar veliera “Panorama”. Është hera e parë që veliera “Panorama” vjen në qytetin e Sarandës. Anija është nisur nga porti i Itakës në Greqi. Në bordin e saj ishin 39 turistë, kryesisht amerikanë. Edhe një tjetër anije turistike, ajo “Evropa”, ka prekur brigjet e Sarandës rreth orës 9.30 të ditës së hënë. 363 turistë, amerikanë, anglezë, kryesisht të moshës së tretë, të nisur nga porti Ishja në Itali i janë shtuar numrit të vizitorëve të huaj ditën e djeshme. Pas ardhjes për herë të parë në Sarandë në verën e vitit 2008, për këtë vit është hera e parë që kroçera “Evropa” vjen në qytetin që laget nga ujërat e kthjella në Jonit. Rreth 3200 është numri i turistëve të huaj që kanë ardhur për të vizituar Sarandën nëpërmjet portit të qytetit në sezonin e ri turistik verë 2009, për një periudhë kohore prill – maj.