Ushqimet, konsumatorët më shumë rreziqe në treg
19/05/2009 Stina e nxehtë e verës
Ardhja e stinës së nxehtë ka sjellë me vete rrezikun e shtimit të pasigurisë në tregjet e vendit. Pikërisht për këtë, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit ka lëshuar një vendim për marrjen e masave për rritjen e sigurisë ushqimore për konsumatorët. Sidomos për strukturat e kontrollit veterinar me qëllim reduktimin e informalitetit dhe shkallës së ushqimeve të skaduara në treg. “Siguria ushqimore është një nga prioritetet e aktivitetit të saj, pasi ajo është e lidhur drejtpërdrejtë me shëndetin e konsumatorëve”, - theksuan burimet e këtij dikasteri. Sipas tyre, rëndësi po i kushtohet kontrollit të ushqimeve gjatë gjithë procesit zinxhir të prodhimit dhe tregtimit të tyre, rregullave specifike të kontrollit të produkteve ushqimore me origjinë shtazore, të monitorimit të produkteve të detit, vlerësimi i sistemeve të sigurisë për prodhimet e mishit. Vendimi i posaçëm i ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Jemin Gjana, drejtuar të gjithë strukturave veterinare në shkallë kombëtare përfshin gjithashtu edhe ndalimin e therjes së bagëtive në rrugë, apo vende të paautorizuara nga inspektorati për kryerjen e kësaj veprimtarie. Specialistët e këtij dikasteri po punojnë për përshtatjen e legjislacionit shqiptar në fushën e ushqimit, sipas standardeve evropiane.