E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politika “fut hundët” edhe në universitete

Rektori i sapo zgjedhur për herë të dytë të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, u shpreh i shqetësuar për këtë ndërhyrje të partive politike në zgjedhjet e universiteteve.

Sipas tij, për herë të parë këtë vit, kandidatët kanë qenë të përçarë për arsye politike, teksa shtoi se ditën e zgjedhjeve (të hënën), janë parë trakte nëpër fakultete të hedhura nga strukturat partiake në mbështetje të kandidatëve të caktuar.

"Ky institucion është autonom në brendësinë e vet, në integritetin e vet, pavarësisht përpjekjeve që nga struktura jashtë universitetit, politike, që nuk dua tu jap shumë peshë, pasi vetë universiteti ia dha përgjigjen, kishte situata të tilla për të ardhur keq. Në errësirë u shpërndanë trakte errësire, të tilla trakte kanë në fund edhe porositësin e tyre", thotë Kule. Një ditë më parë u shpallën rezultatet për rektorin dhe dekanët në Universitetin e Tiranës. /Start/

                                                                                             2012-02-22 15:17
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›