Apeli rikthen dënimin e Dondollakut
Odiseja gjyqësore e njërit prej drejtuesve të bandës së Lushnjës nuk ka mbaruar. I dënuar më 19 janar të këtij viti me 25 vjet heqje lirie, Enver Dondollaku, që aktualisht ndodhet në burg në Itali, do të rigjykohet nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Vendimi është dhënë dje nga Gjykata e Apelit, e cila ka rrëzuar vendimin e parë të dhënë nga Shkalla e Parë, me motivacionin e shkeljeve të rënda procedurale që ishin vërejtur gjatë procesit të parë. Në këtë mënyrë, çështja e Dondollakut do t‘i kalojë edhe një herë Shkallës së Parë për rigjykim.
Bashkëpunëtori më i ngushtë i Aldo Bares dhe njëkohësisht drejtues i bandës së Lushnjës, Enver Dondollaku, u gjykua në Gjykatën e Krimeve të Rënda për veprat penale të "Vrasjes", "Vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të viktimës", etj. Arrestimi i tij në Itali dhe vështirësitë që u paraqitën për ekstradimin e tij e detyruan gjykatën që të komunikonte me të pandehurin nëpërmjet letër-porosive që u dërgoheshin autoriteteve italiane. Kështu gjykata dërgoi një letër-porosi në Itali, për të njoftuar Dondollakun për nisjen e procesit ndaj tij dhe më pas një tjetër letër-porosi për të përcaktuar kompetencat që i jepte avokatit të tij. Kaluan disa muaj pritjeje dhe seancat e procesit shtyheshin në mënyrë të vazhdueshme, për shkak të mungesës së përgjigjeve të letër-porosive. Gjithsesi, më së fundi, përgjigjja e autoriteteve italiane mbërriti, dhe sipas burimeve nga gjykata, Dondollaku kishte autorizuar avokatin e tij që të kërkonte gjykimin e shkurtuar. Togat e zeza pranuan kërkesën e mbrojtjes për gjykim të shkurtuar dhe procesi u mbyll brenda tri seancash. Prokuroria kërkoi shpalljen fajtor të numrit dy të bandës së Lushnjës dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm. Ndërsa mbrojtja nga ana e saj kërkoi pafajësi. Avokati Vladimir Meçe deklaroi se nga ana e prokurorisë nuk ishin paraqitur prova të mjaftueshme për të provuar fajësinë e klientit të tij.
Trupi gjykues, më 19 janar të këtij viti, dha vendimin përfundimtar, duke e shpallur fajtor Dondollakun dhe duke e dënuar me burgim të përjetshëm. Nisur nga fakti se ai kishte kërkuar gjykimin e shkurtuar, i dënuari përfitoi uljen e 1/3 së dënimit dhe në përfundim të procesit gjykata vendosi dënimin e tij me 25 vjet heqje lirie. Mbrojtja, e pakënaqur me vendimin, e ka apeluar atë, dhe dje, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka rrëzuar vendimin e dhënë, duke e rikthyer çështjen edhe një herë në Shkallën e Parë. Kësisoj, numri i proceseve të hapur për Dondollakun shkon sërish në dy. Ai, së bashku me Aldo Baren, janë duke u gjykuar në një tjetër proces në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku akuzohen për krijim të organizatës kriminale dhe kryerje të krimeve nga organizata kriminale.