Alarm Tsunami edhe për Shqipërinë
Edhe vendi ynë gjendet në hartën e rrezikut të paraqitur nga gjeofizikani i Universitetit të Bolonjës, Stefano Tinti. Sipas profesorit italian, ndër brigjet më të ekspozuara ndaj tërmeteve detare është edhe Shqipëria. Në studimet e profesor Tintit, si zona më problematike që rrezikon të preket nga tërmetet detare përcaktohet ajo nën Kanalin e Otrantos, një emër ky që mbart me vete shumë fatkeqësi dhe njerëz të humbur në tentativat e tyre për të krijuar një jetë më të mirë përtej detit.
"Brigjet më të ekspozuara janë ato më afër burimeve sizmike, duke parë që fenomeni, i cili shkakton tërmetet detare është tërmeti nënujor. Duke vështruar Mesdheun nga perëndimi në lindje, vendet më në rrezik janë Algjeria, që ka një zonë sizmike pikërisht pranë brigjeve të saj. Italia mesdhetare, veçanërisht Pulia, Sicilia dhe Kalabria, si dhe zona e Adriatikut mesdhetar dhe Jonit, praktikisht nën Kanalin e Otrantos. Pra, Shqipëria dhe Greqia". Është kjo deklarata e gjeofizikanit italian, i cili që prej 30 vitesh studion në mënyrë të veçantë tërmetet nënujore.
Ndërkohë që është po ai që ngre një tjetër alarm, atë të mungesës së plotë të një sistemi alarmi për fenomene të tilla natyrore si tsunamet detare. Sisteme këto jetike për të shpëtuar popullsinë në rast se ndodhin. Dhe Shqipëria bën pjesë në radhën e vendeve indiferente ndaj një kërcënimi të tillë. Madje, nëse do të merret parasysh fakti se në zonën bregdetare, si të Adriatikut ashtu edhe të Jonit, numri i ndërtimeve dhe ai i popullsisë, sidomos gjatë sezoneve turistike, është mjaft i lartë, një tërmet i tillë detar i paralajmëruar mund të shndërrohet në një tragjedi të pamatshme.