E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli rikthen ne burg mjekun kirurg Karaj

Tirane- Disa jave pas vendimit te Gjykates se Tiranes per te caktuar masen e sigurise "arrest shtepie" per mjekun kirurg Agim Karaj, Apeli e rikthen serish ne qelite e burgut ate. Vendimi eshte marre dje nga togat e zeza te kesaj gjykate, pas shqyrtimit te kerkeses se bere nga ana e prokurorise, pas vendimit te marre nga ana e Gjykates se Tiranes per lirimin e mjekut Karaj. Shefi i pavijonit te Kirurgjise u arrestua me akuzen e "mitmarrjes" pas mases se caktuar ne mungese, nga Gjykata e Tiranes por diten e vleresimit te kesaj mase, po e njejta gjyqtare ndryshoi qendrim duke e liruar me "arrest shtepie" pavaresisht se nga organi i akuzes u paraqiten te njejtat prova dhe rrethana per te vertetuar akuzen e tyre. Kjo solli reagimin e organit te akuzes, por edhe ate te KLD-se, e cila filloi menjehere hetimin e dy masave te caktuara nga gjykata per mjeket Karaj e Nelaj. Sipas akuzes, sapo eshte bere publik arrestimi i mjekut Karaj, ne prokurori jane regjistruar edhe disa kallezime te tjera penale ne ngarkim te tij. Nderkohe qe, po sipas akuzes, gjate verifikimit te llogarive bankare te dy mjekeve, kane rezultuar shuma te konsiderueshme parash, te cilat mjeket i kane justifikuar me punen ne spital, klinika private dhe mesimdhenie.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›