E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurorja "mberthen" Krenar Ahmetin

Tirane- Prokurorja e Krimeve te Renda "ka mberthyer" me shpatulla pas murrit shefin e Qarkullimit Rrugor Krenar Ahmeti me deshmine e saj. Elisabeta Ymeri (Bajri) se bashku me bashkeshortin e saj Agron Bajri kane deklaruar dje, ne Gjykaten e Tiranes per shoqerimin e tyre me dhune ne komisariat. Vete Ahmeti ka qene i pranishem ne salle por nuk ka reaguar fare. Ne deshmine e saj prokurorja Elisabeta Bajri, beri me dije se ne daten 17 maj te ketij viti, kishte pasur nenen e saj semure. Se bashku me te vellane sipas saj ishin nisur drejt spitalit per te shpene nenen e tyre. "Perpara dy kullave na ka ndaluar nje makine e Patrullave te Pergjithshme. Fillimisht na ka kerkuar dokumentet ndersa me pas i jane drejtuar vellait tim duke i thene se kishte pire alkool dhe duhet t'i frynte ne fytyre. Ndersa vellai i fryu dhe ishim ne pritje, polici bente muhabet me shofere te tjere. Kam dale nga makina dhe i kam thene se kush isha dhe se e kishim me te shpejte per ne spital. Por ai me ofendoi", ka deklaruar dje prokurorja Bajri perpara gjykatesit Martin Deda. Sipas saj, me pas efektivi i Patrullave te Pergjithshme kishte kontaktuar ne radio me 004. Sipas Bajrit pasi ishin larguar, ne afersi te Presidences, kishte kaluar rastesisht shefi i Qarkullimit Rrugor qe kjo e fundit nuk e njihte, por vellai i saj i kishte thene se 004 ishte pikerisht shefi i tyre. Pasi kishin ndaluar, mesohet se prokurorja i kishte shkuar te makina dhe i kishte thene ketij te fundit se nje efektiv i tij e kishte ofenduar duke i treguar dhe ngjarjen. Me pas ajo ishte larguar. Pas 4 oresh sipas Bajrit, ajo kishte shkuar te takonte burrin e saj, kur ne afersi te dy kullave i kishte ndaluar nje makine e patrullave, ne te cilen ishte edhe vete Ahmeti. Sipas prokurores ai i kishte kerkuar bashkeshortit te saj te frynte ne tub pasi ishte i alkoolizuar dhe i kishte kerkuar qe t'i merrte celesat e makines. Sipas prokurores ajo i kishte thene kush ishte, dhe se kishte dokumente te saj ne makine deri te pistoleta. "Kam marre ne telefon edhe zevendes prokurorin e Prokurorise se Krimeve te Renda, Kosta Belurin, por Krenari nuk donte t'ia dinte dhe nisi te fliste me vartesit e tij turqisht. Ne makine kisha te gjitha dosjet e mia se ate dite kam qene e gatshme. Kam pasur kuti tualeti e deri te pistoleta, prandaj celesat nuk mund tua jepja", ka vazhduar Bajri. Sipas saj, pasi i kishin marre me makine, bashkeshortit te saj i kane vene dhe prangat dhe me pas i kane shpene per ne Komisariatin numer 2, ku i kane mbajtur rreth dy oresh. Me pas prokurorja ka bere me dije se Ahmeti, i cili kur i kishte ndaluar kishte qene pa uniforme, kur kishte dale te Komisariati kishte veshur uniformen. Pas deklarimit te prokurores ka qene bashkeshorti i saj, i cili ka rindertuar serish ngjarjen perpara gjykates. Vete shefi i Qarkullimit Rrugor nuk ka reaguar fare gjate dy deklarimeve te dy denoncuesve te tij. Se bashku me shefin e qarkullimit rrugor, te pandehur ne kete proces jane dhe dy efektivat, Alfons Gjoni dhe Blenard Vathi.

Deshmitaret

Ne seancen e radhes, do te deshmoje ne procesin gjyqesor denoncuesi i trete ne ngarkim te shefit te qarkullimit rrugor Hekuran Nezaj. Gjithsej, prokurori i ceshtjes ka thirrur si deshmitare te tij 11 deshmitare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›