E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thyen xhamat e spitalit, kerkoi sherbim te shpejte

Elbasan- Shkallmon dyer dhe thyen xhamat e spitalit pasi nuk gjeti sherbimin e Urgjences. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate ne Elbasan. Hekuran Salla, banues ne lagjen "28 Nentori", ka mberritur me urgjence, me shoqen e tij te semure ne krahe, dhe ka kerkuar qe t'i jepet menjehere ndihma e pare. Kur nuk i ka gjetur bluzat e bardha ne gatishmeri, ai dyshohet se ka thyer me radhe xhamat e dyerve te mjekimit. Sipas bluzave te bardha, veprimi ka qene i nxituar pasi ndihma e pare do te jepej ne kohen e duhur. Policia ndaloi te dyshuarin Salla, ndersa per shoqen e tij Xh. M., mjeket thane se eshte jashte rrezikut per jeten.

F.S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›