Policet e Naftes: Do hyjme ne greve
Fier- Uniformat blu te Kombinatit te Perpunimit te Thelle te Naftes, zhvendosin protesten pas reformes nga ndermarrja drejt Komisariatit te Fierit. Gjate dites se djeshme ata kane paralajmeruar se nese nuk marrin zgjidhje brenda tre diteve te ardhshme, do te shkojne drejt greves se urise. Jane 88 uniforma policie, nga te cilet 4 oficere dhe 84 police te rolit baze, te cilet prej vitesh kane qene rojet e Uzines se Ballshit, qe prej 7 muajsh nuk kane marre pagat e tyre. Procedurat e privatizimit te ARMO-s, i ka lene ata ne meshire te fatit duke i nxjerre ne reforme. Drejtues te Komisariatit thane se shume shpejt efektivet do te paguhen dhe se po pergatiten dokumentacionet per periudhen e punes.
Xh.B.
Xh.B.