E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce, shaka mes shokesh, nje i plagosur

Korce- Shakaja mes dy te rinjsh ka perfunduar me nje te plagosur dhe tjetrin te ndaluar nga policia. Loja me nje thike mes shokeve Klevis Ravolli dhe Mirel Fejzolli, ka shkaktuar lendimin e te dytit ne pjesen e barkut. I plagosuri u dergua ne spitalin e Korces dhe sipas mjekeve eshte jashte rrezikut per jeten. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e se henes, ne vendin e quajtur "Lapidari", ne fshatin Barc. Burime zyrtare thane se viktima dhe i dyshuari jane 22-vjecare. Nga hetimet e kryera prej agjenteve rezulton se ka qene Ravolli qe e ka terhequr prej krahu ne drejtim te vetes se tij shokun, por ne kete moment Fejzolli ka humbur ekuilibrin dhe ka rene ne drejtim te thikes qe i dyshuari mbante ne dore. Ka qene pikerisht 22-vjecari qe i ka dhene ndihmen te demtuarit duke e derguar menjehere per ne spitalin e Korces. Kledis Ravolli eshte shoqeruar ne Komisariat per "plagosje e rende nga pakujdesia", dhe do te hetohet ne gjendje te lire.

D.Z.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›