E Diel, 1 Nëntor 2026

Norvegjezet e "Frupor", gati investimet ne bujqesi

Kompania norvegjeze "Frupor SA" kerkon te investoje ne rajonin e Fierit. Nje delegacion i kesaj shoqerie po zhvillon vizita ne kete qark ne kerkim te hapesirave per investime ne fushen e bujqesise. Pas takimeve te kryera ne Portugali me nje delegacion shqiptar te komunitetit fierak, ata kane kthyer viziten dy dite me pare.

Delegacioni kryesohej nga presidenti i firmes, Ole Martin Siem dhe takimet jane zhvilluar ne bashki dhe Keshillin e Qarkut. "Fieri eshte nje vend interesant dhe ka nje mundesi shume te mire per te investuar. Ju na ofroni token, ne ju ofrojme teknologjine dhe menyren e punes", ka thene Siem. Firma njihet per investimet e saj ne Portugali.

Xh.B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›