Durres-Rrogozhine, me kater korsi
Durres- Ministria e Transporteve investon per ndertimin dhe zgjerimin e autostrades ne segmentin Durres-Kavaje-Rrogozhine. Prej dy ditesh ka nisur puna per venien ne zbatim te nje prej projekteve qe perfshin zgjerimin e segmentit kombetar te aksit rrugor Plepa-Kavaje-Rrogozhine. Punimet e nisura dy dite me pare pritet te perfundojne ne qershor te po ketij viti. Fondi i akorduar nga Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit per rehabilitimin e aksit rrugor prej 35 kilometrash te gjate, kap vleren e rreth 460 milione lekeve. Projekti qe perfshin zgjerimin e rruges eshte ndare ne 3 lote, ku puna ka nisur nga te tria firmat realizuese njekohesisht. Per lotin e pare po punon kompania "Salillari", e njohur ne fushen e ndertimeve, kurse ne lotin e dyte eshte angazhuar "Albavia" dhe ne te tretin grupi "Kirchberger Albania" & "Albashpresa" & "Mela". Rruga pritet te kete parametrat e nje superstrade me nje gjeresi prej 24-55 deri ne 26-55 metrash, ndersa zgjerimi do te behet ne te dy kahet, ne ate te majte dhe ne ate djathte. Zgjerimi i rruges eshte kerkuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve, per shkak se kjo arterie e rendesishme lidhese paraqitet si nje nder akset rrugore me problematike per shkak te trafikut te renduar, vecanerisht ne sezonin turistik. Aktualisht segmenti rrugor funksionon me dy korsi, por me venien ne zbatimi te projektit do te funksionoje me kater korsi. Autoritete vendore te bashkive, Durres dhe Kavaje konfirmuan kete lajme duke u shprehur se eshte nje investim qe i sherben qytetareve qe udhetojne me mjete ne periudhat me trafik te renduar. Pritet qe investimi te perfundoje ne afatin e caktuar dhe te lehtesoje qarkullimin ne kete aks kombetar qe lidh qytetet e Shqiperise se mesme dhe te Jugut me Durresin, Tiranen dhe pjesen tjeter te vendit. Por ky aks shpesh eshte kthyer ne makthin e shofereve, pasi per shkak te trafikut te renduar ndodhin edhe shume aksidente. Kjo dukuri vihet re gjate periudhes se pushimeve verore dhe atyre dimerore, kur fluksi i emigranteve dhe pushuesve dyfishohet.
E.Arapi
E.Arapi