E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli rikthen si kryetar te Keshillit Bashkiak, socialistin Sulce

O. Hila
Vlore- Gjykata e Apelit ne Vlore, rikthen ne detyre kryetarin e Keshillit Bashkiak te votuar gjate muajit shtator te vitit te kaluar, por te rrezuar nga Gjykata e Rrethit. Kujtim Sulce do te jete ne krye te keshillit me vendim te formes se prere, duke i zene vendin kreut aktual Arben Sinani, perfaqesues i LSI-se. Vendimi eshte marre dje ne Gjykaten e Apelit dhe nen drejtimin e seances kane qene gjyqtaret Ibule Bezati, Vasil Hanxhari dhe Alma Licaj. Vendimi eshte i formes se prere, ndersa Sulce nuk e ushtronte detyren prej vitit te kaluar,kur u shkarkua ne votim Sinani dhe u zgjodh si perfaqesues i grupit socialist. Por Gjykata e Faktit nje muaj pas votimit mori vendimin qe Sinani te rikthehej, kurse debatet u zhvendosen ne bllokimin e buxhetit dhe me akuza per abuzime ekonomike. Pas seances se djeshme Sulce eshte shprehur se "kjo nuk eshte nje fitore e imja, por e drejtesise". Sulce e cilesoi heqjen e Sinanit me votim si ceshtje numrash, ashtu sikurse formohet dhe largohet qeveria. Kurse vete Arben Sinani eshte shprehur i kontaktuar nga gazeta se "nuk jam ne dijeni te ketij vendimi, pasi ceshtja perfaqesohet nga prefektura dhe une nuk kam qene ne asnje seance. Pasi te njihem me vendimin do te shprehem".
"Bashkia t'i kthehet punes, te lere albumet fotografike"
Dega e Partise Demokratike Vlore, ka reaguar ne lidhje me akuzat e dy diteve me pare te bashkise. Nepermjet Laureta Bejkosales, anetare e kryesise se PD-se ne Vlore, selia blu ka deklaruar publikisht qe vendori t'i perkushtohet punes. "Bashkia t'i perkushtohet detyres dhe te lere menjane kalendaret apo albumet fotografike te drejtuesve lokale dhe makinave te tyre, te kete vemendjen ne ate qe qytetaret e Vlores po kerkojne, tanime dhe me protesta, si dhe t'i kthehet punes qe ta ktheje Vloren ne qytet",-u shpreh Bejkosala.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›