Policët afganë presin në besë ushtarët shqiptarë, vritet njëri
21/02/2012 Tjetri në koma. Masakra në Kandahar, vendlindjen e talebanëve. Sulmi e profili i ushtarëve
Katër ditë pas përcjelljes në Tiranë të ushtarëve tanë në Afganistan, njëri prej tyre dje mbeti i vdekur në vend në Kandahar, vendlindjen e talebanëve, ndërsa tjetri po lufton me vdekjen në gjendje kome. Kjo ngjarje tragjike shënon incidentin e parë serioz të përfshirjes direkte të ushtarëve shqiptarë në përleshje të armatosur, përveç një plagosjeje në vitin 2009 dhe dy shqiptaro-amerikanëve të vrarë në vitin 2004 në Irak. Me sa duket, të gjitha burimet konfirmojnë se patrulla e shqiptarëve u pre në besë nga vetë policët afganë, të cilët hapën zjarr me pesë automatikë kur ushtarët përpiqeshin të hapnin dy shkolla dhe një qendër shëndetësore. Pak më vonë plani terrorist vijoi me shpërthimin e një makine-bombë jashtë stacionit të policisë, ku u plagosën katër të tjerë. Ndërkaq nga shkëmbimi i zjarrit u plagosën edhe tre ushtarakë të huaj, ndërkohë u arrestuan 11 policët afganë që kryen sulmin. Oficeri i lartë shqiptar Viktor Berdo u tha medieve ndërkombëtare se “ushtarët u gjendën nën një sulm prej disa personave që kishin veshur uniforma të policisë afgane”. Ndërsa shefi i policisë afgane, Abdul Kandahar Raziq, tha për “Uashington Post” se “të shtënat ndodhën në fshatin Robat, në distriktin jugor të Spin-Boldak, pranë kufirit pakistanez”. Disa politikanë shqiptarë shprehën ngushëllimet për familjet e ushtarëve, ndërsa aktet terroriste u dënuan nga presidenti afgan Hamind Karzai dhe komandanti i lartë amerikan Xhon Allen. Shqipëria ka dërguar 265 trupa ushtarake në Afganistan me misione paqeruajtëse.
Sulmi vrasës në Kandahar
Ministria e Mbrojtjes deklaroi dje se “më datën 20.02.2012, në orën lokale 15:05 në fshatin Robot 2, Kandahar grupi i parë special i drejtuar nga kapiten Feti Bedri Vogli si dhe një grup nga Bat.2-38 CAV, gjatë kryerjes së detyrës, patrullim dhe sigurim i personelit të shërbimit të inteligjencës dhe USAID-it, me mision kryerjen e një takimi për të bërë të mundur hapjen e dy shkollave dhe një qendre shëndetësore në këtë fshat, papritur në drejtim të tyre është hapur zjarr nga efektiva të policisë lokale (sipas të dhënave paraprake është hapur zjarr nga 5 armë automatike (aut. mod. 56) dhe një mitraloz i lehtë. Gjatë shkëmbimit të zjarrit janë plagosur 3 ushtarakë, një ushtarak i një vendi aleat dhe dy ushtarakë të kontingjentit “Eagle-4”. Komandanti i grupit të parë special, kapiten Feti Bedri Vogli, ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë në spitalin “Rol 3” në Kandahar. Sipas një njoftimi të dytë nga komandanti i kontingjentit “Eagle-4” në Kandahar, Afganistan, kolonel Behar Mara konfirmohet se nëntetar Aleksandër Jak Peçi, specialist armatimi në këtë grup, i cili u raportua se kishte humbur jetën, tashmë ndodhet në gjendje kome. Ka ende shpresë përmirësimi. Më tej gjeneralbrigade Viktor Berdo tha se “Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe gjithë personeli i Forcave të Armatosura marrin pjesë në hidhërimin e thellë dhe u shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjarëve. Njoftojmë se janë marrë të gjitha masat për kthimin në atdhe të trupit të të ndjerit”.
Dy ushtarët shqiptarë
Feti Bedri Vogli, me gradën kapiten, kishte mbushur 30 vjeç para pak kohësh. Ai la në Bathore vajzën e tij dyvjeçe dhe bashkëshorten. Kapiten Feti Bedri Vogli do të mbushte 31 vjeç në muajin qershor. Shërbimin ushtarak në Afganistan ai e kishte merituar, pasi ishte provuar edhe në misione të tjera. Për fatin e tij të lig, jeta iu ndërpre në kulmin e saj. Ndërkaq Aleksandër Jak Peçi, me gradë nëntetar, që ndodhet në koma, nuk ishte i martuar. Ministria e Mbrojtjes shprehet se 25-vjeçari ishte pjesë e ekipeve më të mira të komandove shqiptarë. Mesazhin e tij të fundit në “Facebook” ai e kishte shkruar pasditen e së martës, ku shprehej se ishte kënaqur duke dëgjuar muzikë. Më 14 shkurt ai u uronte Shën Valentinin të gjitha të dashuruarve dhe lajmëronte se do të nisej larg. Miqtë i uronin kthim sa më të shpejtë.
Presidenti Topi
“Do të mbeten përjetësisht
të paharruar për sakrificën”
Presidenti Topi, njëkohësisht Komandanti i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjarët e paqeruajtësve shqiptarë Feti Vogli dhe nëntetarit Aleksandër Peçi. “Në këto momente të rënda e tragjike më lejoni tju shpreh në emër të mbarë shtetit shqiptar ngushëllimet më të ndiera për ndarjen nga jeta të njerëzve tuaj të shtrenjtë e të pazëvendësueshëm. Më lejoni që si President i Republikës si dhe Komandant i Përgjithshëm të jem pranë jush për të ndarë këtë dhimbje të madhe dhe për tju shprehur konsideratën më të lartë personale e institucionale për jetën dhe sakrificën sublime të këtyre dy heronjve të Forcave tona të Armatosura”, - thuhet në mesazhin e Presidentit Topi. Ndërkaq mesazhi vazhdon: “Kapiten Vogli dhe nëntetar Peçi do të mbeten përjetësisht të paharruar për veprën e tyre heroike, për vetëmohimin dhe heroizmin e treguar në shërbim dhe në mbrojtje të vlerave të lirisë e demokracisë në botë, në luftën pa kompromis kundër terrorizmit ndërkombëtar krah për krah me partnerët tanë të aleancës më të madhe të paqes e sigurisë në botë. Me këtë rast, duke dënuar këtë akt të rëndë terrorist e duke kërkuar me vendosmëri ndëshkimin e autorëve, dëshiroj gjithashtu të vlerësoj lart kontributin heroik të gjithë ushtarakëve shqiptarë që shërbejnë me misione paqeruajtëse anembanë globit.”
Kryeministri Berisha
“Flijoi jetën për lirinë, i
uroj shërim ushtarit tjetër”
Kryeministri Berisha i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së kapiten Feti Voglit, i cili ra në krye të detyrës në Kandahar, Afganistan, në përmbushje të misionit të tij fisnik dhe të detyrimeve të Shqipërisë si vend anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut. “Ai sot ju mungon juve, vëllezërve të armëve, me të cilët luftoi në Kandahar, Forcave tona të Armatosura dhe kombit, që e nisën në këtë mision të rëndësishëm paqeje. Vepra dhe kujtimi i tij do të nderohet gjithmonë. Shpirti i tij do të prehet në altarin e lirisë së kombit shqiptar dhe kombit afgan, për të cilën flijoi jetën e tij.”
Kryeministri Berisha gjithashtu ishte në Ministrinë e Mbrojtjes, ku u informua nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Xhemal Gjunkshi, dhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami mbi ngjarjen dhe rrethanat në të cilat kapiten Vogli ra në krye të detyrës dhe nëntetar Aleksandër Peçi u plagos rëndë, si dhe reagimin e menjëhershëm e të vendosur të njësisë luftarake të përbashkët shqiptaro-amerikane ndaj sulmit të pabesë. Kryeministri Berisha i telefonoi komandantit të njësisë, kolonel Behar Marës, dhe i shprehu atij dhe të gjithë efektivit ngushëllimet për rënien si burrat në krye të detyrës të kapiten Voglit në përmbushje të një misioni fisnik në kuadër të Forcave të Aleancës së Atlantikut të Veriut në Afganistan. Komandanti i ISAF-it, gjenerali Xhon Allen, i telefonoi Kryeministrit Berisha dhe i shprehu ngushëllimet për kapiten Voglin, që ra burrërisht në krye të detyrës. Kryeministri Berisha i uron shërim nëntetarit Aleksandër Peçi, i cili u plagos në krye të detyrës dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike.
Kryesocialisti Rama
“Kemi dy djem më pak, por më
shumë arsye për të vazhduar”
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha: “Fjalët nuk mund të mjaftojnë dot për ta shprehur si duhet vlerën e sakrificës sublime të Feti Voglit dhe Aleksandër Peçit, të cilët fatkeqësisht mbyllën sot sytë përgjithmonë duke i shërbyer kauzës së madhe të botës së lirë në luftën me një të keqe që synon asgjësimin e vetë lirisë së botës. Sakrifica e tyre sublime është një kontribut i paçmueshëm i Shqipërisë së vogël për botën e madhe demokratike. Shqipëria sot ka dy djem të rinj më pak, por dy arsye tejet të forta më shumë për ta vazhduar edhe me më shumë vendosmëri betejën e saj krah për krah me Shtetet e Bashkuara e me të gjitha forcat e NATO-s kundër fashizmit të këtij shekulli, që në Afganistan e gjetkë përpiqet të ndërtojë bazat për të terrorizuar e tjetërsuar botën e lirë. I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre dhe shërbeftë ky shembull heroik për të qenë gjithnjë të bashkuar mes veti kur është fjala për të mbrojtur kauzat e botës së lirë, krah për krah me aleatët tanë të mëdhenj, kudo e kurdoherë që universi demokratik do të kërcënohet nga forcat djallëzore të së keqes. Me çdo sakrificë.”
Trupi diplomatik
Edhe trupi diplomatik i akredituar në vendin tonë ka përcjellë me dhimbje humbjen e jetës së komandove shqiptarë në Afganistan. Në një mesazh ngushëllimi ambasadorët shprehën mes të tjerash se vlerësojnë kontributin e vendit tonë në Afganistan dhe rolin e forcave tona paqeruajtëse. Në mesazhin e tyre ambasadorët shprehin ngushëllime për familjarët e viktimave.
Plagosja e shqiptarit në Afganistan
Dy shqiptaro-amerikanët
e vrarë në luftën e Irakut
Ervin Dervishi ishte pjesëtar i forcave amerikane që veprojnë në Irak deri kur autokolona në të cilën ai udhëtonte u sulmua nga guerilasit irakianë më 24 janar 2004, në Irak, si efektiv i forcave amerikane në misionin paqeruajtës “Liria e Irakut”. Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhorxh W. Bush e dekoroi heroin amerikan me medaljen e bronztë “Ylli i Trimërisë” dhe “Zemra e Kuqe”. Medalja e trimërisë si dhe disa certifikata nderi, nderimi më i lart ushtarak në SHBA, ua kanë dorëzuar gjatë ceremonisë mortore prindërve Kujtimit e Shpresës dhe vëllait të tij Sajmirit oficerë të lartë të ushtrisë amerikane. Ndërkaq Shqipëria e ka shpallur edhe “Dëshmor i Atdheut” nga ish- presidenti Alfred Mosiu. Një lotari "Green Cards" e dhënë nga ambasada amerikane në Tiranë bëri atë që më prill të 1999 familja Dervishi të emigronte për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Teksasin e Veriut. Tre vjet më pas Ervin Dervishi, djali më i madh i kësaj familjeje, i dha besën ushtrisë amerikane për të realizuar ëndrrën e tij në misionin human të paqeruajtësve. Ervin Dervishi ka lindur dhe rritur në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, më 1992.
Gentian Marku është një tjetër djalë i ri shqiptar që ka dhënë jetën në luftën mbarëbotërore kundër terrorizmit në Irak. Ushtari amerikan me origjinë shqiptare Gentian Zef Marku, 23 vjeç, ka gjetur vdekjen në qytetin irakian të Falluxhas më datën 25 nëntor të vitit 2004 gjatë luftimeve të ushtrisë amerikane me terroristët. Gentiani është shqiptari i dytë që vritet nën flamurin amerikan në luftën e Irakut. Shqiptaro-amerikani Gentian Zef Marku, nga Piraj i Lezhës, i cili shërbente në kompaninë “Bravo” të Batalionit të Parë të Marinsave në Falluxha, u gjet i vrarë kur nga luftimet për të marrë nën kontroll qytetin rebel të Falluxhas në Irak mbetën të vrarë 10 trupa amerikane. I larguar prej Shqipërisë në vitin 1998 nëpërmjet lotarisë amerikane, Gentian Marku së bashku me familjen e tij (Gentiani asokohe 16-vjeçar) ishte vendosur në shtetin federal Miçigan të SHBA-ve. Pas mbarimit të kolegjit ushtarak ai hyri në trupat Marinsa të ushtrisë amerikane në datën 10 shkurt të vitit 2002 me një kontratë 4-vjeçare, e cila mbaronte në vitin 2006. Gentiani ishte djali i vetëm i familjes dhe ka një motër më të vogël se veten.
Besmir Sadikaj më 27 dhjetor 2009 u plagos në Afganistan. Ushtari i Regjimentit të Trupave Komando ishte pjesë e “Electoral Contigent” të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Besmir Sadikaj nga Tropoja është transportuar me urgjencë në spitalin spanjoll të bazës së Heratit, nga baza e Shinad. Sadikaj mori plagë me armë zjarri në dorë, plotësisht jashtë rrezikut për jetën. Ushtarët shqiptarë i përkisnin kontingjentit të dërguar në Afganistan. Kontingjenti shqiptar vepronte nën komandën e trupave italiane në Herat. Baza e Shinadit, ku ndodheshin kryesisht trupa afgane dhe një kontingjent i paktë drejtues i trupave italiane, konsiderohet si një nga më problematiket në Afganistan.