E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli rrëzon Prokurorinë, lë në arrest shtëpie Ndrea Prendin

08-02-2012 / Gazeta 55

Ndryshon masa për Kumen nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje, shtyhet seanca për Agim Llupon

Gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e Prokurorisë, e cila kërkoi arrest me burg për ish-komandantin e Gardës së Shqipërisë, duke lënë në fuqi masën e dhënë nga gjykata e shkallës së Parë në Tiranë, arrest shtëpi për Ndrea Prendin, i cili akuzohet akuzohet për ngjarjet e 21 janarit. Në seancën e sotme, e cila u zhvillua në mungesë të të pandehurit Ndrea Prendi, avokati i tij Genc Gjokutaj kërkoi ndryshim të masës së arrestit nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje, por një kërkesë e tillë nuk u miratua. Kështu Gjykata e Apelit la në arrest shtëpie ish-komandantin e Gardës Ndrea Prendi duke hedhur poshtë për të disatën herë Prokurorinë.
Ndërkaq Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë për Margarit Kumen nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje, ndërsa u shty seanca për gardistin tjetër Agim Llupo për shkak të mungesës së avokatit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›