Arvizu: Presidenti i ardhshëm duhet të jetë një person me integritet

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, takon kryetarin e opozitës, Edi Rama
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, z. Akleksandër Arvizu deklaroi pas takimit me kryesocialistin Rama, se reforma zgjedhore, zgjedhja e presidentit dhe hetimet e 21 janarit ishin në fokus të bisedës së tyre. Në deklaratën e tij për media lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit ambasadori i SHBA-së u shpreh se duhen konsultime aktive mes palëve, spese roli i Presidentit është shumë I rëndësishëm për këtë vend dhe në arenën ndërkombëtare, për SHBA-të dhe vendet e tjera, si ehde për rolin që ai ka në përzgjedhjen e drejtuesve të institucioneve të rëndësishme të vendit. “Unë përpiqem t’i qëndroj larg termit president konsensual, por theksoj se duhen konsultime aktive mes palëve për presidentin, sepse roli i presidentit është shumë i rëndësishëm për këtë vend dhe në arenën ndërkombëtare për SHBA-në dhe vendet e tjera. Por duke parë edhe rolin e rendësishëm që luan presidenti në përzgjedhjen e drejtuesve të rëndësishëm të institucioneve siç është Prokurori i Përgjithshëm dhe nënkryetari I KLD-së, është shumë e rëndësishme që në këto pozicione të vendosen persona me integritet”- u shpreh Arvizu. Sipas tij, është koha për të ecur në rrugën e vërtetë të reformave në vend dhe të qëndrohet klarg farsave. Gjithashtu ambasadori i SHBA-së tha se me Ramën: “Kemi diskutuar për reformën zgjedhore, shqetësimet për papunësinë dhe situatën ekonomike në vend. Diskutuam për situatën në Maqedoni dhe Kosovë dhe inkurajova për këtë çështje. Biseduam edhe për vizitën e Ramës në Shtetet e Bashkuara si edhe kam folur lidhur me këndvështrimin e tij për zgjedhjen presidentit dhe kursin e hetimeve të 21 janarit”- deklaroi kryediplomati amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, pas takimit të zhvilluar sot në mesditë me kryesocialistin Edi Rama.
...