E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbrojtja e të dhënave personale, obligim madhor ligjor në shoqëritë e lira

08-02-2012 / Gazeta 55

Prezantohet në mbledhjen e qeverisë një vendim për disa ndryshime në ligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale

Kryeministri Berisha deklaroi dje se mbrojtja e të dhënave personale është një obligim madhor ligjor në shoqëritë e lira. Duke prezantuar në mbledhjen e qeverisë vendimin për disa ndryshime në ligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, Kryeministri shprehu keqardhjen për abuzimin mediatik me jetën private, kryesisht të njerëzve në fushën e artit. Kryeministri sugjeroi forcimin e ligjit, apo edhe ndërhyrje ligjore në Kodin Penal, në funksion të mbrojtjes të privatësisë dhe dinjitetit njerëzor. “Për fat të keq, tha Kryeministri, në këtë vend dalin në pazar edhe dosjet më sekrete të atyre që janë nën hetim apo gjykim, të cilat përbëjnë edhe një dëmtim të rëndë të procesit, dalin edhe dokumente të tjera. Konstatoj me keqardhje shumë të thellë se në mënyrë të veçantë abuzohet me jetën e artistëve, shkrimtarëve, e cila është objekt i një agresioni të pamëshirë mediatik”.
Në fjalën e tij për këtë çështje, Kryeministri Berisha u shpreh më tej se, “Mbrojtja e të dhënave personale është një obligim madhor ligjor në shoqëritë e lira. Për fat të keq, në këtë vend dalin në pazar edhe dosjet më sekrete të atyre që janë nën hetim apo gjykim, të cilat përbëjnë edhe një dëmtim të rëndë të procesit, dalin edhe dokumente të tjera. Konstatoj me keqardhje shumë të thellë se në mënyrë të veçantë abuzohet me jetën e artistëve, shkrimtarëve, e cila është objekt i një agresioni të pamëshirë mediatik. Pothuaj e tëra, në masën 80 për qind, bazohet absolutisht mbi scoop-in dhe jo ndodhinë reale. Përdoret scoop-i mediatik për të gjetur hapësira më të mëdha tregu e për të lënduar në mënyrën më të papranueshme kryesisht këngëtaret e artistet, më së fundi edhe meshkujt e më pas, edhe të tjerë. Qëmtohet e hulumtohet me një pasion patologjik mbi të dhënat personale private dhe jetën private të tjetrit. Unë gjykoj se në këtë drejtim ligji duhet të rreptësohet. Gjykoj se është e domosdoshme të ndërhyhet edhe në Kodin Penal, në interesin më maksimal të mbrojtjes së privatësisë. Po të vini re, ëeekend-i është i mbushur me shpifje, trillime, imagjinata nga më vulgaret, për këngëtaret, artistet, këngëtarët, artistët, si në asnjë vend tjetër. Ka edhe në botë nga një apo dy tabloide, por në ëeekand, shtypi shqiptar vihet në garë si të jetë më sensacional se tjetri. Mendoj se duhet një mbrojtje ligjore ndaj dinjitetit dhe personalitetit të artistëve, shkrimtarëve, njerëzve tanë të artit, pasi e vërteta është se këta janë më së shumti objekt i një agresioni të vërtetë mediatik. Le ta konsiderojmë këtë vetëm një hap të parë, në rrugën e përpjekjet për të garantuar një mbrojtje të merituar ndaj jetës private të qytetarëve shqiptarë. Më e bukura është se ndodh - ç’ndodh në botën e gazetarisë nuk gjen një shkrim për ta, pasi për njëri tjetrin nuk bëjnë, për të tjerët bëjnë suplemente. Natyrisht, këtu nuk e kam fjalën për politikën”, përfundoi Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›