E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djegia e Kuranit, protesta të përgjakshme në Afganistan

Protestat kundër djegies së Kuranit në një bazë të NATO-s në Afganistan, janë përgjakur duke shënuar plot tetë të vrarë. Mësohet se policia afgane ka shtënë me armë zjarri në turmën që shkaktonte trazira.

Zyrtarët afganë thanë se gjashtë protestues janë vrarë të mërkurën në qarkun Shinvar të provincës së Parvanit, pasi kishin sulmuar policinë afër bazës ajrore Bagram, ku zyrtarët e NATO-s thanë se ishin djegur pa qëllim kopjet e Kuranit.
Në qytetin e Xhalalabadit, një mjek tha se një person është vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur nga të shtënat e autoriteteve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›