ALUIZNI, dy formularë për pagesat e qytetarëve
26/03/2010 Zyrat e Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t kanë përcaktuar dhe dy formularët që duhet të përdorin qytetarët për të legalizuar banesat e tyre dhe të bëjnë pagesën me bono. Drejtoria e ALUIZNI-t bën me dije se formularët origjinalë kanë firmën dhe vulën e drejtorit të ALUIZNI-t. Pra, qytetarët që kanë ndërtim pa leje dhe janë në proces legalizimi, mund të plotësojnë formularët e rinj për të paguar deri në 70 për qind të detyrimeve me bono privatizimi, si dhe formularët e pagesës me bono privatizimi të parcelës ndërtimore. Çdo zotërues i një ndërtimi pa leje duhet të plotësojë këtë formular pranë zyrave të legalizimeve, nëse dëshiron të paguajë me letra me vlerë. Afati i fundit, sipas ligjit, është data 12 qershor dhe qytetarët mund të paguajnë deri në 70 për qind me letra me vlerë. Qytetarët duhet të paraqiten pranë zyrave të Agjencisë së Legalizimeve për të bërë një kërkesë me shkrim, ku të deklarojnë se dëshirojnë të paguajnë me bono privatizimi. Këto subjekte, për të përfituar nga e drejta e pagesës me bono privatizimi për pjesën e mbetur apo për rikthimin e shumave të paguara në lekë, në këmbim të bonove të privatizimit, kanë të drejtë që brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të ligjit të ri.
Sipërfaqet e truallit, ja sa paguhen me bono privatizimi
Për objektet pa leje në zona informale (jashtë vijës kufizuese të ndërtimit), për sipërfaqe të parcelës nga 1-500 m² poseduesit e objektit mund të paguajnë deri 70 për qind të vlerës me bono privatizimi. Për pjesën e sipërfaqes së parcelës mbi 500 m², e cila llogaritet me çmimin e tregut në çastin e kalimit të pronësisë, ky rregull nuk aplikohet. Për objektet informale, të ngritura brenda vijës kufizuese të ndërtimit (vija e verdhë), për sipërfaqe të parcelës nga 1-300 m² poseduesit e objektit mund të paguajnë deri 70 për qind të vlerës me bono privatizimi. Për parcela ndërtimore me sipërfaqe mbi 300 m², vlera e të cilave llogaritet me çmimin e tregut në çastin e kalimit të pronësisë, pagesa mund të kryhet për deri 50 për qind të vlerës me bono privatizimi. Bëjnë përjashtim objektet informale me destinacion social-ekonomik apo që shfrytëzohen sipas këtij destinacioni dhe shtesat informale në objekte.