Pranga plagosi me cekan gruan e vajzat
I shpallur ne kerkim qe nga korriku i ketij viti policia kryeqytetase ka vene ne kerkim nje 43-vjecar i cili kishte plagosur ish-bashkeshorten dhe tri vajzat duke i tmerruar nga veprimet e tij. Behet fjale per historine e Adriatik Haklajt nga Kamza per te cilin Gjykata e Tiranes ka dhene dy vjet burg. Adriatik Haklaj ka qene i martuar me Lindita Kryemadhin dhe nga kjo martese kane kater vajza ku me e madhja eshte 20 vjece ndersa me e vogla 10 vjece. Ne tetor te vitit 2009 Lindita ka zgjidhur martesen dhe gjykata i ka besuar kujdestarine e kater femijeve te cilet jetonin me Adriatikun ne te njejten banese. Pavaresisht zgjidhjes se marteses per shkak te kushteve te veshtira ekonomike e demtuara bashke me femijet dhe ish-bashkeshortin jetonin ne te njejten banese ku ajo se bashku me femijet perdornin kuzhinen ndersa Adriatiku dhomen e gjumit dhe korridorin ekzistues. Meqe Adriatik Haklaj ushtronte dhune ndaj Lindites dhe femijeve ne menyre te vazhdueshme ajo ka kerkuar nga gjykata leshimin e nje urdhri mbrojtjeje.
Me 5 janar rreth ores 20.00ndash20.30 pavaresisht urdhrit te mbrojtjes Adriatik Haklaj ka hyre ne banese dhe ka fikur dritat duke ulur automatin ne pjesen ku banojne ish-bashkeshortja me femijet duke i lene ne erresire. Me pas ai ka filluar te ushtroje dhune ndaj se bijes duke e goditur me shkelma e shuplaka pasi ajo ka tentuar te ngrinte automatin. Duke degjuar britmat e se bijes ka nderhyre Lindita Kryemadhi por ish-burri sapo e ka pare ka marre nje cekic dhe ka tentuar ta qelloje. Vajza e ciftit ka nderhyre dhe per te ndaluar babane ka larguar cekicin dhe ka goditur aksidentalisht ballin. Pas kesaj Adriatik Haklaj ka ushtruar dhune fizike ndaj ish se shoqes duke e goditur me shkelma grushte duke e kapur nga floket e perplasur te muri. Nga kjo skene e dhunshme vajza e mesme ka humbur ndjenjat nderkohe qe vajza e vogel ka vrapuar drejt komisariatit duke kerkuar ndihmen e policise. Me pas ka nderhyre policia dhe ka shuar konfliktin nderkohe qe gjykata e ka denuar agresorin.