Ne samitin e prillit ftese vetem Kroacise
Vetem Kroacia mund te marre ftese per anetaresim ne samitin e ardhshem te NATO-s. Lajmi eshte bere i ditur nga agjencia britanike e lajmeve, Rojter, qe bazohet mbi burime te diplomateve se NATO-s. Po keto burime citojne se "dy vendet e tjera te A3, Shqiperia dhe Maqedonia mund te mos ftohen per anetaresim". Gjithashtu, eshte njoftuar se ministrat e Jashtem te NATO-s do diskutojne te enjten per ftesat e mundshme per anetaresim te Kroacise, Shqiperise dhe Maqedonise. "Kroacia do te fitoje pa diskutim nje ftese. Ne pikepyetje eshte ftesa per Shqiperine dhe Maqedonine. Maqedonia ka pengese nga Greqia, ne lidhje me ceshtjen e emrit", bejne te ditur keto burime, cituar nga Rojter. Sipas diplomateve, pengesa e Greqise per Maqedonine do te kete efekt edhe per Shqiperine, pasi shumica e vendeve anetare te Aleances mendojne se duhet shtyre dhe ftesa per Shqiperine, ne menyre qe Maqedonia te mos mbetet e vetme ne prapavije. Sipas agjencise, vendet anetare te NATO-s jane dakord se Kroacia eshte kandidati me i avancuar.
Balla: Shqiperia, jo penalizim
Socialistet vleresojne se anetaresimi i Shqiperise ne NATO nuk mund te kushtezohet nga konfliktet mes vendeve te rajonit. Keshtu, anetari i Komisionit parlamentar te Integrimit, Taulant Balla, ndalur ne kete moment, theksoi se "Shqiperia nuk ka arsye te rrezikohet per shkak te konfliktit qe Maqedonia ka me Greqine per ceshtjen e emrit, ne aspiraten e saj per te marre ftesen per ne NATO". Qendrimi i deputetit Balla erdhi nje dite para takimit te ministrave te Jashtem te NATO-s ne Bruksel, ku do te diskutohet per ftesat e mundshme per tre vendet e Kartes se Adriatikut. Madje, duke i meshuar dhe me tej deklarates se tij, Balla u shpreh se "vendi ka bere progres te dukshem ne zhvillimet politike e vecanerisht ne reformat e ushtrise".