E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballkani, traktat transporti

Krijohet komuniteti i transportit per Ballkanin. Komisioni Evropian ka shpallur komunikaten per vendet e Ballkanit, ku nder te tjera permendet dhe aprovimi i komunitetit te transportit qe pritet t'i hape rruge celjes se fondeve per ndertimin e akseve rrugore, hekurudhore dhe korridoreve qe lidhin Ballkanin me Bashkimin Evropian. Ne komunikaten e KE-se permenden arritjet dhe hapat qe vendet e Ballkanit kane bere drejt anetaresimit. Ne komunikate thuhet se hapat e metejshem me Shqiperine do te ndermerren ne varesi te zbatimit te Marreveshjes se Stabilizim-Asocimit. Ndryshe per vendet e tjera si Maqedonia dhe Mali i Zi, ku ka nje perkufizim me preciz. Nuk lihet pa permendur se reforma zgjedhore, ajo ne drejtesi dhe luften kunder krimit e korrupsionit, jane qendrore e duhen realizuar nga Shqiperia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›