E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq krijon kaos në Europë

Bora e madhe dhe temperaturat e ulëta kanë bllokuar gjithçka ne pjesën me te madhe te Europes, duke ngadalësuar trafikun rrugor, anuluar fluturime, si edhe duke shkaktuar mjaft aksidente si pasoje e ngricave. Reshjet e dëborës e kane mbuluar tërësisht Parisin, një rast i rrallë, por, që po përsëritet shpesh javët e fundit në dimrin e pazakontë e të ftohtë te këtij viti. Një e katërta e fluturimeve në aeroportin Çarld de Gol janë anulluar, ndërsa pritet qe situata te jete e ngjashme gjate gjithë fundjavës. Aeroporti "Heathrow" i Londrës nuk po pranon asnjë ulje, ndërsa prej tij janë nisur shume pak avionë, ndërsa bora dhe akulli kane sjelle mbylljen e pistave. Hapja e plotë e aeroportit pritet të hënën. Një numër i madh fluturimesh janë anuluar edhe në aeroportin gjerman të Frankurtit. Aeroportet në Spanjë, Holandë, Danimarkë po ashtu kanë raportuar anulime ose vonesa fluturimesh. Moti i keq ka prekur edhe shume aktivitete sportive. Me i prekur rezulton kampionati anglez i futbollit. Pas anullimit te shumicës se ndeshjeve te se shtunës, te njëjtin fat kane patur edhe takimet e kësaj te diele, mes tyre edhe supersfida Çelsi-Mancester Juniated.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›