Aplikacioni TEA, paketat e turizmit kulturor shqiptar

TEA aplikacioni më i ri mbi “Eventet turistike të Shqipërisë” ofron një sërë aktivitetesh të turizmit kulturor në Shqipëri për këtë fundjavë.
Kryeministri Edi Rama duke ndarë në rrjetet sociale paketën e posaçme shkruan se ” tashmë nuk keni kohë për të humbur, por vetëm të klikoni dhe niseni në një eksperiencë të re emocionuese”.
TEA është një risi teknologjike për turizmin shqiptar.
Ai është një kalendar digjital, i cili ofrohet përmes një aplikacioni miqësor për çdo përdorues brenda Shqipërisë dhe anembanë botës.
TEA jep mundësinë që kushdo të krijojë paketa të turizmit kulturor për të udhëtuar nëpër kulturën, trashëgiminë, artet, sportet dhe kulinarinë e
pasur të Shqipërisë.
Me TEA-n, vizitorët vendas dhe turistët e huaj mund të mund të eksplorojnë kalendarin e ngjarjeve dhe të shënojnë aktivitetet e preferuara , sipas grupmoshës dhe vendndodhjes, duke u bërë pjesë e skenës së madhe kulturore e turistike të Shqipërisë.
TEA është i disponueshëm në Apple Store dhe në Play Store.
Në aplikacionin TEA pasqyrohen eventet e kategorive të ndryshme si Art Fest, Trashëgimi Kulturore, Festivale Muzikore, Sport, Koncerte, Folklor, Festa Lokale, Arte Pamore, Agroturizëm e Kulinari dhe Teatër.
TEA ka mbledhur në çdo cep të Shqipërisë mbi 1110 evente nga më të ndryshmet dhe sjell informacion për çdo ngjarje.
Brenda aplikacionit çdo ngjarje ka faqen e saj të dedikuar me informacion të detajuar dhe përdoruesit njoftohen për data e tyre kur ngjarjet afrojnë.
/ rtsh.al /