Ngjarjet në Krujë, ministri Çuçi takon drejtorin Rrumbullaku

Ngjarjet e fundit kriminale në vend duket se e kanë shtyrë ministrin e brendshëm Bledi Çuçi të shkojë në zyrën e drejtorit të përgjithshëm të policisë Muhamet Rrumbullaku, njofton RTSH 24.
Me interes pritet reagimi i tyre rreth një ngjarje në Krujë, kur persona të paisur me shkopa bejzbolli, por edhe me armë, gati kanë masakruar dy persona. Dy kushërinjtë Maja, u rrahën pasi ishin ankuar për shpërthimet në gurore pranë shtëpisë së tyre. Gurorja ishte pronë e njerëzve të deputetit socialist Rahman Rraja.
“Të rënda e të papranueshme pamjet e dhunës në Krujë. Askush nuk është mbi ligjin dhe s’mund t’u shpëtojë përgjegjësive në asnjë rrethanë” tha me këtë rast ministri Çuçi.
Policia ka nisur kontrollet, për ndalimin e autorëve.
Katër persona janë ndaluar dhe katër janë shpallur në kërkim.
/ rtsh.al /