Aplikim për karta falas deri në 10 qershor ose sanksione
Autori i Lajmit: Suela Topi
Karta falas deri më 28 qershor për të gjithë ata shtetas që nuk kanë pasaportë dhe janë në gjendje jo të mirë ekonomike. Ky është propozimi konkret i bërë nga Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, për të evituar një ngjarje dramatike në zgjedhjet e ardhshme. Projektligji i socialistëve parashikon gjithashtu që të ndërpritet dhënia e kartave të identitetit për të gjithë ata persona që kanë pasaportë. Sipas Ramës, askush nuk mund të mbetet pa votuar se është i varfër, prandaj politika duhet të kujdeset për të drejtën kushtetuese të çdo qytetari për të votuar. Mospajisja e të gjithë shtetasve me të drejtë vote, me letërnjoftime, tha ai, lë premisa për blerje vote. Kryetari i opozitës u tregua i rezervuar në përgjigje, kur u pyet nëse ekziston ose jo mundësia e shtyrjes së zgjedhjeve, apo nëse do të marrë apo jo pjesë Partia Socialiste, në zgjedhje nëse procesi i pajisjes me letërnjoftime të shtetasve dështon.
Propozimi
Rama ritheksoi dje shqetësimin e opozitës për shpërndarjen e kartave të identitetit. “Një numër shumë i madh kanë mbetur pa u pajisur me pasaportë dhe karta identiteti. Ne jemi të shqetësuar për të dhënat jo shumë transparente për numrin e aplikuesve, jemi të shqetësuar për kohën deri në zgjedhje, jemi të shqetësuar pasi po rrezikohet procesi zgjedhor dhe perspektiva jonë evropiane. Ne japim një propozim konkret për të shpëtuar zgjedhjet. Për të gjithë ata që janë në nevojë dhe s kanë mundësi ta blejnë kartën, ta marrin atë falas”, - tha dje kryesocialisti. Rama shtoi se duhet ndërmarrë një fushatë sensibilizuese për të cilën PS është gati të ndihmojë që të mund të bëhet kjo shpërndarje. “Duhet të riniset një fushatë sensibilizuese për të futur në pjesëmarrje të gjithë zgjedhësit që nuk kanë mundësi të aplikojnë”, - tha Rama. Ai pohoi se askush nuk mund të mbetet pa votuar se është i varfër. Ky propozim, sipas kryetarit të selisë rozë, është në kontributet e vazhdueshme të saj për të dalë faqebardhë në këtë proces zgjedhor dhe para BE-së. “Prandaj edhe jemi plotësisht të gatshëm të votojmë në Parlament, pa humbur kohë, mbështetjen financiare nga buxheti i shtetit për të garantuar kartën e identitetit falas për çdo shtetas pa pasaportë që e merr atë përpara zgjedhjeve. U bëjmë thirrje të gjitha forcave politike ta miratojnë propozimin tonë”, - tha ai. Kreu i selisë rozë pohoi më tej se nuk është aspak i gëzuar që Qeveria po dështon në këtë proces i cili është një shqetësim real për të gjithë. Lidhur me komentet e Berishës, i cili duket se nuk ka mirëpritur propozimin e tij, madje, ka kujtuar vitin 1997, kur, sipas tij, kartat e dhëna falas kanë përfunduar në Lanë, Rama tha se kjo çështje nuk mund të kthehet në politike. “Ky është rasti për të qenë të gjithë bashkë, në një mendje, se procesi duhet shpëtuar nga rreziku i qartë i dështimit dhe se këtë proces mund ta shpëtojmë duke u dhënë mundësinë reale të aplikimit, të gjithë shtetasve që nuk kanë pasaportë dhe duke mos pasur sot kartë humbasin të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar”, - përfundoi ai. Pro këtij propozimi janë shprehur dhe socialdemokratët.
Projektligji
Neni 2
Objekti
Objekti i këtij ligji është përcaktimi i lehtësirave financiare për kategorinë e shtetasve që nuk disponojnë pasaportë të vlefshme, të lëshuar sipas ligjit nr.8663 datë 23.11.2000 dhe që më datën 28 qershor 2009 janë mbi ose 18 vjeç.
Neni 3
Pajisja me letërnjoftim falas
Shtetasit e përcaktuar në nenin 2 të këtij ligji, nëse aplikojnë deri më datën 10 qershor 2009 për letërnjoftime elektronike, nuk paguajnë tarifën e parashikuar sipas legjislacionit në fuqi. Nëse aplikimi bëhet përtej këtij afati, shtetasi përveç tarifës së parashikuar për aplikim do të paguajë edhe një vlerë shtesë në masën pesëdhjetë për qind të tarifës bazë.
Neni 4
Nxitja e shtetasve për aplikim
Ngarkohet Këshilli i Ministrave të ndërmarrë një fushatë sensibilizuese reklamash në median elektronike e të shkruar, që synon nxitjen e shtetasve shqiptarë për pajisje me letërnjoftim elektronik në zbatim të këtij ligji.
Neni 5
Përballimi i fondeve
Fondet për përballimin e efekteve financiare të parashikuara në nenin 3 dhe 4 të këtij ligji, përballohen nga fondi i kontigjencës së miratuar për Këshillin e Ministrave në buxhetin e vitit 2009.
Ky lajm është publikuar: 19/03/2009