Aplikimet, fakultetet dhe degët ku mund të regjistroheni
Universitetet publike të vendit kanë miratuar diplomat e para master dhe doktoraturë. Ja kuotat dhe tarifat e studimit
Marsel LELA
TIRANë – Fakultetet e universiteteve të ndryshme të vendit kanë miratuar programet e para të studimeve pasuniversitare, master dhe doktoraturë. Studentët që kërkojnë të aplikojnë, mund të paraqiten pranë fakulteteve përkatëse që i kanë propozuar këto programe. Veprimtaria mësimore e këtyre progrmave nis në vitin akademik 2009-2010, ndërsa efektet financiare përballohen nga buxheti vjetor i Universitetit të Tiranës. Gjithashtu, Këshilli i Ministrave ka vendosur numrin dhe ndarjen e programeve “Master i Nivelit të Dytë” për vitin akademik 2009-2010, kuotat totale e të cilëve është 1 mijë e 615 kuota. Ky numër i kuotave të pranimit në këto programe studimi është i vlefshëm për kandidatët shqiptarë, nga të cilat 10 për qind në kuotën çdo programi studimi janë për studentët nga trojet shqiptare, jashtë kufijve të Shqipërisë.
Ndërsa, për studentët e huaj janë miratuar 50 kuota. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, këto kuota pranimi do të shpërndahen në institucionet publike të arsimit të lartë dhe programet përkatëse të studimit.
Kuotat për kandidatët nga trojet shqiptare jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas kërkesave të institucioneve përkatëse zyrtare të këtyre trojeve.
Ndërsa, kuotat e pranimit të shtetasve të huaj, në programet e studimit MND, në institucionet publike të arsimit të lartë të Republikës së Shqipërisë, administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bazë të marrëveshjeve me vendet përkatëse dhe të kërkesave të vetë kandidatëve.
Tarifa e shkollimit, për studentët e regjistruar në MND, në vitin akademik 2009-2010, është 100 000 lekë. Sipas vendimit të Qeverisë, studenti i nënshtrohet vetëm një tarife shkollimi që likuidohet në këste të caktuara nga fakulteti përkatës. Studentët nga Republika e Shqipërisë që kanë kryer me rezultate të shkëlqyera ciklin pararendës të studimeve, nuk e paguajnë tarifën e shkollimit.
Këshilli i Ministrave vendosi gjithashtu hapjen e programeve të studimit “master i Nivelit të Dytë”, në fakultetin e Muzikës, të Akademisë së Arteve dhe miratimin e kuotave dhe tarifave për këto programe.
Përkatësisht, kuota e pranimit në programin e studimeve “Master i nivelit të dytë”, në “Interpretim”, është 40. Dy kuota prej tyre caktohen për kandidatët nga trojet shqiptare jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Masterat e miratuar për universitetet e Tiranës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Inxhinieri Mekanike në profilet:
1Sistemet e prodhimit dhe proceset teknologjike
2.Sistemet e energjisë dhe proceset termike
3.Sistemet e transportit dhe menaxhimi i trafikut
Inxhinieri Materiale në profilet:
1.Materiale metalike dhe alternative
Universiteti i Tiranës
Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë
1.Histori
2.Arkeologji
3.Trashëgimi kulturore
4.Marrëdhënie ndërkombëtare
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
1.Shkenca gjuhësore
2.Letërsi botërore
Fakulteti i Shkencave Natyrore
1.Matematikë teorike
2.Sisteme informatike të avancuara
Fizikë në profilet:
1.Fizikë teorike llogaritëse
2.Fizikë e aplikuar
3.Biofizikë
4.Fizikë dhe kimi materialesh
5.Inxhinieri e proceseve kimike
6.Teknologjitë dhe mikrobiologjitë e ushqimeve
7.Analiza kimike dhe instrumentale
Biologji në profilet:
1.Biologji shtazore
2.Biologji bimore
3.Edukim biologjik
Biologji eksperimentale në profilet:
1.Biologji qelizore
2.Gjenetikë e popullatave
3.Mikrobiologji
Programe studimi Master i Nivelit të Parë
Universiteti i Tiranës
1.Redaktori
2.Gjeomorfologji
3.Arkivistikë
Kuotat e programit të ciklit të tretë, doktoraturë, për fakultetin e Gjuhëve të Huaja
1.Doktoratë në “Shkenca gjuhësore” - 25 kuota
2.Doktoratë në “Letërsi botërore” - 40 kuota
Kuotat e programit të ciklit të tretë, doktoraturë, për fakultetin e Shkencave Natyrore
1.Doktoratë në “Fizikë” - 10 kuota
2.Doktoratë në “Analiza kimike e lëndës dhe mjedisit” - 10 kuota
3.Doktoratë në “Elektrokimi e zbatuar dhe dukuritë sipërfaqësore” - 10 kuota
4.Doktoratë në “Teknologji dhe mikrobiologjia e ushqimeve dhe vlerësimi i sigurisë dhe cilësisë” - 6 kuota
5.Doktoratë në “Proceset e trajtimit kimik të lëndëve të para natyrore dhe të mbeturinave industriale e urbane” - 10 kuota
6.Doktoratë në “Biologji molekulare” - 10 kuota
7.Doktoratë në “Biologji e ruajtjes” - 10 kuota
8.Doktoratë në “Bioteknologji bimore” - 6 kuota.
Tarfiat e studimit për secilën degë
1.Doktoratë në “Shkenca gjuhësore” – 200 000 lekë
2.Doktoratë në “Letërsi botërore” – 200 000 lekë
3.Doktoratë në “Fizikë” – 200 000 lekë
4.Doktoratë në “Analiza kimike e lëndës dhe mjedisit” – 200 000 lekë
5.Doktoratë në “Elektrokimi e zbatuar dhe dukuritë sipërfaqësore” – 200 000 lekë
6.Doktoratë në “Teknologji dhe mikrobiologjia e ushqimeve dhe vlerësimi i sigurisë dhe cilësisë” – 200 000 lekë
7.Doktoratë në “Proceset e trajtimit kimik të lëndëve të para natyrore dhe të mbeturinave industriale e urbane” – 200 000 lekë
8.Doktoratë në “Biologji molekulare” – 200 000 lekë
9.Doktoratë në “Biologji e ruajtjes” – 200 000 lekë
10.Doktoratë në “Bioteknologji bimore” – 200 000 lekë