Aplikimet për bursë pranohen deri më 15 korrik
07/07/2011 Studimet “master ndërkombëtar në administrim” në Itali
Çelen aplikimet për kandidatët që duan të vijojnë studimet e larta të programit “master ndërkombëtar në administrim” pranë Universitetit të Bolonjës në Itali. Kandidatët shqiptarë që janë të interesuar për ndjekjen e këtij cikli studimesh mund të dorëzojnë brenda afateve të përcaktuara dokumentet dhe kërkesën për konkurrim, në mënyrë që të përfitojnë të drejtën e studimeve kundrejt marrjes së bursës. Sipas përcaktimeve të bëra, aplikuesit për këtë program mund të përfitojnë krahas bursës së plotë edhe bursë të pjesshme. Por e gjitha kjo do të përcaktohet nga kriteret që do të përmbushin gjatë procesit të konkurrimit. Sipas afateve të shpallura edhe në faqen zyrtare të Ambasadës Italiane në kryeqytet, bëhet me dije se aplikimet do të pranohen deri më datën 15 korrik. “Falë një marrëveshjeje me bankën Unicredit, Universiteti i Bolonjës mund tu ofrojë kandidateve që e meritojnë disa bursa studimi të pjesshme ose të plota për pjesëmarrjen në këtë program studimesh. Regjistrimet në këtë ciklës studimesh MBA përfundojnë më 15 korrik 2011”, - thuhet në njoftimin zyrtar të bërë nga ky institucion. Megjithatë, kandidatët e interesuar mund tu drejtohen faqeve zyrtare të internetit për të verifikuar të plotë procedurën që duhet të ndjekin për tu bërë pjesë e këtyre programeve të studimit. Për këtë ata duhet të vizitojnë brenda afateve të përcaktuara faqen on-line ëëë.almaëeb.unibo.it/internationalmba, në të cilën janë të detajuara të gjitha procedurat që mund të ndiqen.