Berisha: Vizita, kulmi i turneut evropian
07/07/2011 Fushë Kruja mban në shesh statujën e ish-presidentit amerikan, Bush
“Ju përfaqësuat me dinjitetin më të madh çdo shqiptar në të katër anët e Shqipërisë”
Statuja e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhorxh W. Bush u ngrit dje në sheshin e qytetit të Fushë-Krujës. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryeministri Sali Berisha, përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë, drejtues të pushtetit vendorë, deputetë të zonës, autorët e kësaj skulpture. Në fjalën e tij përshëndetëse kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi proamerikanizmin e shqiptarëve si një cilësi që i ka rrënjët në rolin shpëtimtar të SHBA-ve në çastet më kërcënuese për lirinë dhe ekzistencën e kombit si dhe në përpjekjet e shqiptarëve për të ndërtuar të ardhmen e munguar, të ardhmen e merituar si komb dhe vend i lirisë. Gjithashtu kjo ceremoni, si pas tij, është një nderim i merituar i njërës prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë kombëtare, vizitës së presidentit të 43-të të SHBA-ve dhe vizitës së parë në historinë e këtij vendi të ish-presidentit të vendit të madh të lirisë Xhorxh W. Bush katër vjet më parë, më 10 qershor 2007. “Fushë-Kruja shënoi kulmin e një turneu evropian të Presidentit Bush, ku ai u prit me ndjenjat më miqësore. 21 të shtënat përshëndetëse për nder të tij, urdhri më i lartë i vendit akorduar në nderim të tij, dreka zyrtare dhe rruga e kryeqytetit u tejkaluan nga ndjenjat miqësore, mesazhi, dashuria dhe respekti i qytetarëve të Fushë-Krujës për kombin e madh amerikan”, - vuri në dukje Berisha. Po në këtë linjë, kryeministri shtoi se “ju përfaqësuat me dinjitetin më të madh çdo shqiptar në të katër anët e Shqipërisë, por dhe çdo shqiptar kudo në botë. Mesazhet historike të shprehura nga Presidenti Bush në këtë vizitë në Shqipëri: “Shqipëria në NATO” dhe “Kosova e pavarur”, u bënë shumë shpejt realitet”.
Gjithashtu kryeministri shprehu nderimin dhe mirënjohjen më të madhe për Presidentin Xhorxh W.Bush, për qeverinë e SHBA-ve, për Presidentin Obama, për gjithë mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme, si dhe shprehu garancinë e plotë se shqiptarët do të bëjnë gjithçka për të konsoliduar në Shqipëri lirinë, shtetin e së drejtës, ekonominë e tregut dhe për të përmbushur detyrimet si vend anëtarë i Aleancës së Veriut.
“Proamerikanizmi i shqiptarëve është një proamerikanizëm me të cilin ata duhet të jenë krenarë sot e në të gjithë brezat. Ai i ka rrënjët, themelet në historinë e lirisë së tyre, në rolin shpëtimtar të SHBA-ve në moment më kërcënuese për lirinë dhe ekzistencën e kombit. Proamerikanizmi i shqiptarëve i ka rrënjët në përpjekjet e shqiptarëve për të ndërtuar të ardhmen e munguar, për të ndërtuar të ardhmen e merituar si komb dhe vend i lirisë.”
“Fushë-Kruja shënoi kulmin e një turneu evropian të Presidentit Bush. Shqiptarët, qytetarët e Fushë-Krujës, e pritën Presidentin Xhorxh W. Bush me ndjenjat më miqësore, e pritën siç meritonte Presidenti i një vendi me të cilin shqiptarët janë të lidhur më shumë se me çdo vend dhe komb tjetër të planetit. Shqipëria dhe shqiptarët u detyrojnë SHBA-ve gjatë 100 vjetve të fundit mbështetjen shpëtimtare.”